Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ngjarja në lokal/ Korçë: Dritan Pino në pranga, zbardhet dinamika e konfliktit
    Uncategorized

    Ngjarja në lokal/ Korçë: Dritan Pino në pranga, zbardhet dinamika e konfliktit

    September 1, 2025Updated:September 1, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Autoritetet e Policisë së Korçës kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në lagjen nr.1, ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) dy persona.

    Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operative, u identifikuan dhe u arrestuan 10 shtetas, ndër të cilët Dritan Pino (D. P.), 54 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si autori kryesor i konfliktit. Ai akuzohet për veprat penale:

    Your browser does not support the video tag.

    • “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”

    • “Plagosja e rëndë me dashje”

    • “Plagosja e lehtë me dashje”

    • “Shkatërrimi i pronës”

    • “Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore”

    • “Prishja e qetësisë publike”

    • “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

    Të tjerët e përfshirë në konflikt, të moshave dhe emrave të ndryshëm, janë proceduar për “Plagosje të rëndë dhe të lehtë me dashje”, “Shkatërrim prone”, “Deklarim të rremë” dhe “Prishje të qetësisë publike”.

    Gjithashtu, është shpallur në kërkim E. K., 38 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar për përfshirje në konflikt.

    Ngjarja ka ndodhur gjatë një përleshjeje fizike mes shtetasve të përfshirë, ku janë përdorur edhe sende të forta, duke shkaktuar dëme materiale në lokal dhe duke prishur qetësinë publike. Gjatë veprimeve procedurale, disa prej të dyshuarve dhanë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë.

    Po ashtu, për veprime të mëtejshme u procedua në gjendje të lirë edhe pronari i lokalit, R. I., 45 vjeç, për veprën penale “Punësimi i paligjshëm”, pasi kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente.

    Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Nga janari 2027 paga minimale në Mali e Zi deri në 1400 euro, 600 euro pensioni mesatar

    September 18, 2026

    Skandali në tenderin e KQZ: Si ndërhyri Sekretarja në sistem për favorizuar kompaninë e vellain e Ferit Hoxhës që hetohet n dosjen e AKSHI-t

    September 18, 2026

    Radhë në kufirin me Greqinë pas vënies në funksion të sistemit të ri të kontrollit nga pala greke

    January 11, 2026

    Gëzim Topçiu largon të vjetrit, vendos në krye të njësive administrative të rinj

    September 1, 2025
    TE FUNDIT

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Bexhet Liçkollari/ Pediatri që shëron fëmijët e Pogradecit

    Kontrollet e AMP në doganën e Kapshticës ku u gjet heroinë, arrestohen 4 punonjës policie

    Fillon “lufta në rrjete” para fushatës, Nertil Jole thumbon deputetët e PS në juglindje

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.