Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026

    Pas Fierit, Rejsi Farma paditet edhe në Korçë/ Fatura abuzive për spitalin e qytetit, edhe FSDKSH kallëzon kompaninë farmaceutike

    March 19, 2026

    Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho suporton kandidaturën e Alesia Balliut

    March 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Shqipëria nuk i ka mbyllur procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës siç deklaroi ministri Vëngu
    Vendi

    Shqipëria nuk i ka mbyllur procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës siç deklaroi ministri Vëngu

    August 15, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në një kohë kur Shqipëria po kalon një situate dramatike për shkak të zjarreve të favorizuara nga temperatuarat ekstremisht të larta dhe avionët zjarrëfikës të ardhur nga vendet e BE-së nga flota e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile po ndihmojnë Shqipërinë të përballojë situatën, zyrtarët e lartë duket se po “fshihen” pas propagandës duke maskuar të vërtetën mbi shkallën e përgatitjes shtetërore për emergjenca të tilla.

    Më 29 korrik 2025, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu deklaroi publikisht se “janë alokuar fondet, kemi buxhetin dhe kemi realizuar edhe procedurën për blerjen e dy avionëve zjarrfikës”.

    Your browser does not support the video tag.

    Por sa e vërtetë është kjo deklaratë?

    Çfarë thotë Ministria e Mbrojtjes?

    Pas kësaj deklarate Faktoje u interesua për më shumë detaje përmes një kërkese për informacion. Ministria e Mbrojtjes sqaroi se nuk bëhet fjalë për avionë zjarrfikës, siç pretendoi ministri Vëngu, por për avionë shumërolësh, të cilët do të pajisen edhe me kapacitete për fikjen e zjarreve nga ajri. Këta avionë nuk janë të dedikuar për emergjenca civile apo shuarje zjarresh, por do të kenë gjithashtu funksione ushtarake.

    Për më tepër, në kundërshtim me deklaratën e ministrit që pretendonte përfundimin e procedurës së blerjes, Ministria e pranoi se procesi është ende në zhvillim:

    “Blerja e këtyre avionëve është në proces, i cili po shkon drejt përfundimit.”

    – Ministria e Mbrojtjes për Faktoje

    Gjithashtu, Ministria nuk dha informacione mbi koston e këtyre avionëve, si dhe refuzoi të tregojë afatet se kur do të merren në dorëzim ato, duke u justifikuar me klasifikimin “për qëllime ushtarake”.

    Një histori që përsëritet

    Kjo nuk është hera e parë që Ministria e Mbrojtjes i referohet këtyre avionëve shumërolësh si zgjidhje për përballimin e zjarreve. Në shtator 2024, institucioni parashikonte se avionët do të viheshin në funksion në fund të vitit 2025 ose fillim të vitit 2026.

    Pra, edhe një vit më vonë, nuk ka ndryshuar as statusi i procedurës dhe as mungesa e transparencës.

    Në një kohë kur vendi përballet çdo verë me dhjetëra vatra aktive zjarri dhe një sistem të kufizuar menaxhimi të emergjencave, nevojitet më shumë transparencë dhe përgjegjshmëri në komunikimin publik.

    Rama justifikon situatën

    Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjete sociale duke shmangur përgjegjësinë direkte dhe duke vendosur debatin në një perspektivë më të gjërë. Ai theksoi se zjarret nuk zgjidhen vetëm me një apo dy avionë zjarrfikës dhe se Shqipëria ka më shumë mjete ajrore këtë vit se çdo vit tjetër, falë mbështetjes nga Mekanizmi Europian dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Rama bëri krahasime me vendet e tjera, duke treguar se edhe Greqia, Italia, Turqia dhe Spanja përballen me zjarre të shumta, pavarësisht kapaciteteve të tyre. Ai nënvizoi gjithashtu se parandalimi i shkaqeve të zjarreve dhe menaxhimi strategjik janë po aq të rëndësishëm sa reagimi emergjent, duke sugjeruar se fokusimi vetëm tek numri i avionëve nuk ofron zgjidhje të plotë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026

    Pas Fierit, Rejsi Farma paditet edhe në Korçë/ Fatura abuzive për spitalin e qytetit, edhe FSDKSH kallëzon kompaninë farmaceutike

    March 19, 2026

    Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho suporton kandidaturën e Alesia Balliut

    March 19, 2026

    MINIKASKO në SIGAL: mbulim financiar edhe nëse je shkaktari i dëmit

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026

    Pas Fierit, Rejsi Farma paditet edhe në Korçë/ Fatura abuzive për spitalin e qytetit, edhe FSDKSH kallëzon kompaninë farmaceutike

    March 19, 2026

    Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho suporton kandidaturën e Alesia Balliut

    March 19, 2026

    MINIKASKO në SIGAL: mbulim financiar edhe nëse je shkaktari i dëmit

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    Ndryshon dogana e Qafë Thanës/Nga pikë problematike në portë mikpritjeje.

    Lajm i fundit / Arrestohen dy policë nga Korça – ja përse

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.