Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Ish-kryetari i PS-së, letër miqësore Blendi Fevziut

    November 11, 2026

    Banorët e Vidohovës ngrenë shqetësimin për rrugën Miras–Vidohovë: Pothuajse e pakalueshme

    November 11, 2026

    Fotografitë e një shekulli më parë, ekspozita franceze sjell në Korçë dëshmi nga Lufta e Parë Botërore

    November 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Devoll – Aktivitet në nderim të Skënder Rusit
    Kulture

    Devoll – Aktivitet në nderim të Skënder Rusit

    July 16, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në nderim të poetit dhe lirikut të njohur devollian, Skënder Rusi, Bashkia Devoll organizoi një mbrëmje letrare në përvjetorin e lindjes së tij, këtë 15 korrik. Veprimtaria, e mbajtur në vendin e tij të lindjes, mblodhi familjarë, miq, dhe dashamirës të poezisë, të cilët sollën kujtime personale dhe interpretime nga krijimtaria e autorit. Në qendër të kësaj mbrëmjeje ishte vëllimi më i fundit poetik i titulluar “Ditët e mia pa ty”, i cili botohet pas ndarjes së tij nga jeta, si një dëshmi e ndjeshmërisë dhe finesës së penës së tij.

    Eris Rusi, djali i poetit, u shpreh se kjo ditëlindje, ndonëse festohet në mungesë, është një ditë gëzimi, pasi poeti rikthehet përmes veprës së tij në vendlindjen që e deshi aq shumë.

    Your browser does not support the video tag.

    “Besoj se mënyra më e mirë për të përcjellë kujtimet e dashurinë për një njeriu që nuk është, kalon vetëm nëpërmjet veprimtarive të poetit. Mbrëmja e sotme mbledh dashamirës të poezisë, miq të Skënder Rusit. Nis me qiell të ngarkuar me re dhe u hapën pasi poetët dine te fryjnë reve e të sjellin dritë tek njerëzit ”

    Pedagogu Ilir Shyta ndau kujtimet e tij me poetin, që nisnin në bibliotekën e Korçës, ku Rusi shpesh ndante vargjet e tij më të reja, në një kohë kur poezia e tij sapo niste të formësohej.

    ” Ditëlindjet mbeten interesante Jo vetëm kur njerëzit janë gjallë por e kur ikin, I tillë është rasti i një liriku të madh me vlerë si Skënder Rusi, pasi në gjysmën e dytë të shekullit të 20, lirizmi I tij mbeti. Skënderi ka mbetur i tillë, lindi poet dhe mbetet figure interesante ”

    Ndërsa kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro, nënvizoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për ta mbajtur gjallë trashëgiminë poetike të figurave të tilla.

    ” Ishte aktivitet I bukur letrar. Ne si institucione duhet të ushtrojne ato mundësi që vepra e poetëve të njohur si Skënder Rusi, të ngelen ne kujtim te gjithë brezave dhe një pjesë e studimeve të nxënësve të Devollit”

    Skënder Rusi u nda nga jeta, por jo nga poezia. Ai vazhdon të flasë me zërin e vargjeve të tij, që sot prekin zemrat e lexuesve ashtu si dikur. Mbrëmja në Devoll nuk ishte vetëm një përkujtim, por një takim i gjallë me shpirtin e një poeti që vazhdon të jetojë në fjalë, në kujtesë dhe në dashurinë e atyre që e lexojnë. Sepse poetët nuk ikin kurrë, ata mbeten aty ku fryma e tyre është shkruar, në poezi.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Aktivitet Devoll Skënder Rusi
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026
    TE FUNDIT

    Ish-kryetari i PS-së, letër miqësore Blendi Fevziut

    November 11, 2026

    Banorët e Vidohovës ngrenë shqetësimin për rrugën Miras–Vidohovë: Pothuajse e pakalueshme

    November 11, 2026

    Fotografitë e një shekulli më parë, ekspozita franceze sjell në Korçë dëshmi nga Lufta e Parë Botërore

    November 11, 2026

    E KRYER/ Pogradeci nuk humb kohë, vjen akordi me pasuesin e Çelës, ka drejtuar dy ekipet e kryeqytetit

    November 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    Dhunë në familje, vetëgjyqësi dhe shkelje ligjore – disa procedime penale në Korçë dhe Pogradec

    Arrestime dhe procedime penale në Korçë dhe Pogradec, disa raste dhune dhe shkeljesh ligjore

    Ilda Pepi sjell kundragazin e 97 në maskë për karnavalet

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.