Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Në Korçë ndryshon shërbimi i kimioterapisë, rreth 300 pacientë përfitojnë

    August 12, 2026

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » UNESCO përshëndet zhvillimet, nuk ka listë rreziku për Pogradecin dhe Ohrin në tërësi!
    Vendi

    UNESCO përshëndet zhvillimet, nuk ka listë rreziku për Pogradecin dhe Ohrin në tërësi!

    July 12, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, delegacioni shqiptar paraqiti progresin e arritur në menaxhimin dhe mbrojtjen e katër prej pasurive tona më të çmuara në Listën e Trashëgimisë Botërore:

    Parku Kombëtar i Butrintit
    Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës
    🌊 Rajoni i Liqenit të Ohrit, një pasuri e përbashkët me Maqedoninë e Veriut.

    Your browser does not support the video tag.

    Komiteti miratoi tri projekt-vendime që konfirmojnë angazhimin dhe përparimin e Shqipërisë në ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre pasurive, duke vlerësuar në veçanti:

    ✅ Butrintin, për përmirësimet në kuadrin e menaxhimit dhe planeve strategjike, për investimet në infrastrukturë dhe monitorimin e territorit dhe për projektet kërkimore e restauruese që po zbatohen në bashkëpunim me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë.
    ✅ Beratin dhe Gjirokastrën, për ruajtjen e integritetit historik dhe arkitektonik, përfshirjen e komuniteteve dhe përpjekjet për të balancuar turizmin me mbrojtjen kulturore.
    ✅ Rajonin e Liqenit të Ohrit, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkufitar me Maqedoninë e Veriut për mbrojtjen e një pasurie që është njëkohësisht natyrore dhe kulturore dhe ku progresi i shënuar vitet e fundit në planifikim dhe administrim u vlerësua gjerësisht.

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) paraqitën një qëndrim të përbashkët për Rajonin e Liqenit të Ohrit, duke theksuar përkushtimin për menaxhim të integruar, forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe avancimin e bashkëpunimit me partnerët institucional të Maqedonisë së Veriut.

    Që në momentin e përfshirjes së pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në vitin 2019, ICOMOS propozoi njëkohësisht përfshirjen e të gjithë pasurisë në listën e “rrezikut”. Ky qëndrim kërkonte të theksonte sfidat e trashëguara që nga shpallja si Pasuri Botërore e pjesës maqedonase, si dhe nevojën për ndërhyrje të menjëhershme, veçanërisht në aspektet mjedisore. Natyra ndërkufitare e kësaj Pasurie Botërore përbënte gjithashtu një sfidë komplekse që në momentin e shpalljes dhe ka kërkuar bashkëpunim e bashkërendim të ngushtë ndërmjet aktorëve në të dyja anët e kufirit. Sidoqoftë, në këto vite pune intensive, falë një përkushtimi të koordinuar, janë shënuar arritje të rëndësishme në administrimin, planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të gjithë zonës rreth Liqenit të Ohrit. Veçanërisht aspektet kulturore kanë njohur një rivlerësim dhe ruajtje shumë më efikase, duke sjellë vlera të shtuara për Pasurinë Botërore.

    Të tri vendimet e miratuara nga KTB janë një konfirmim domethënës i asaj që tashmë e kemi të qartë: na pret ende shumë punë përpara dhe sfida të reja për t’u përballur me përkushtim dhe vizion. Dinamika e zhvillimeve ekonomike dhe shoqërore, veçanërisht rritja e turizmit kulturor, kërkon angazhim maksimal dhe profesionalizëm të palëkundur nga të gjitha institucionet, jo vetëm nga MEKI, por edhe nga autoritetet vendore, institucionet kërkimore dhe të gjithë partnerët publikë e privatë të trashëgimisë kulturore, si në aspektin material ashtu edhe atë jomaterial.

    Vendimet e miratuara janë gjithashtu një mesazh inkurajimi dhe një mirënjohje publike për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë në këtë mision të përbashkët.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Oher Pogradec Unesco
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Në Korçë ndryshon shërbimi i kimioterapisë, rreth 300 pacientë përfitojnë

    August 12, 2026

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026
    TE FUNDIT

    Në Korçë ndryshon shërbimi i kimioterapisë, rreth 300 pacientë përfitojnë

    August 12, 2026

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026
    EKSKLUZIVE

    Kulla e Turanit del nga rreziku i shembjes, nisin punimet restauruese

    Projekti “Smart City”, kryepolici Skënder Hita: Filozofi e re pune për strukturat tona, garanton teknologji të avancuar për sigurinë e qytetarëve

    Letra që e shpëtoi nga internimi / Historia e Pëllumb Pilinçi dhe lutja e nënës së tij drejtuar Enver Hoxhës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.