Në Korçë është zhvilluar një takim mes fermerëve, grumbulluesve dhe eksportuesve të bimëve medicinale për koordinim dhe përballje me sfidat e sektorit, si rritja e kostove, zhvlerësimi i eurove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Kryetari i shoqatës së sektorit, Filip Gjoka thotë se konkurrenca nga vendet e tjera vjen për shkak të subvencioneve më të mëdha shtetërore, jo për cilësinë e produktit.


