Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    57-vjeçari nga Leshnica rreh 17-vjeçarin në automjetin e transportit publik

    March 10, 2026

    Aksidenti mister në Korçë, kush ishte në timon natën kur humbi jetën i riu

    March 10, 2026

    E Pabesueshme Në Korçë: I Gjithë Fshati ‘Zhduket’, Denoncimi!

    March 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Diana Shoshkiç, vajza e nje emigranti politik që beri histori ne basketboll
    Sport

    Diana Shoshkiç, vajza e nje emigranti politik që beri histori ne basketboll

    July 11, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ishte shumë e re, e pan johur, kur u shfaq në mjedisin shqiptar të basketbollit të femrave në fillim të viteve 70-të. Por karriera e saj do të merrte rrugë me shpejtësi: nga zbulimi i zysh Anit, te Vaso Shaka, i cili në Korçë e evidentoi si një sportiste të talentuar me elemente teknike të larta në driblim, aftësi organizuese dhe vizion loje.

    36776_136343169712461_559665_nNuk ishte as 16- vjeçe dhe ai e aktivizoi në formacionin e të rriturave. Pastaj në kombëtare, e thirrur nga trajneri vlonjat Stefa dhe në pak vite ajo bëhet e njohur me stilin e saj tërheqës e me një koncept loje pak më ndryshe. Por edhe nga fakti që mban një mbiemër të rrallë, kur në fushat sportive të kohës filloi të qarkullonte se po shpërthente një talent i ri, dhe ajo quhet Diana Shoshkiç.

    Your browser does not support the video tag.

    Kampione në shah dhe me numrin 11-të si të Simonoviç në parket, aktore në filmin “I treti”, pasioni për futbollin, miqësorja në Vlorë që habiti kosovarët dhe largimi i papritur. Nxënësja e 8-vjeçares që shtangu “21-shin” kur e panë për herë të parë me “bleu-jeans” dhe ku janë sot fëmijët e familjes “Shoshkiç”? Të gjithë basketbollistë e financierë…

    VAJZA E NJË EMIGRANTI POLITIK

    Një i ri 20-vjeçar me gjimnazin e përfunduar në qytetin Ivangrad, sot Berane në Malin e Zi, bashkë me disa moshatarë për bindje të ndryshme politike, të ndjekur nga regjimi, në vitin 1948 largohen nga atdheu dhe si emigrantë politikë vijnë në Shqipëri. Ky grup me të rinj malazezë vendosen në qytetin e Shijakut.

    Në Shijak ai njihet me një vajzë, Shpresa, nga familja e njohur Keta, me profesion arsimtare, lidhje, e cila përfundoi me martesë në korrik të 1955. Pas një viti, çifti transferohet në Tiranë pasi i ati ka fituar një bursë studimi për në Fakultetin Ekonomik. Kështu, familja Dobrillo e Shpresa Shoshkiç sistemohen fillimisht te Shallvaret e më pas te pallatet e reja të “21 Dhjetorit”. Më 1956 lind fëmija i parë, Sllavenko, pas dy viteve, Diana dhe Snezhana në 1969.

    Pas përfundimit të studimeve, Dobrillo fillon punë në NTLFZ, si ekonomist dhe njëkohësisht i angazhuar pranë “Radio Tiranës”, në Redaksinë e Jashtme si përkthyes, spiker, vëzhgues, aty ku edhe doli në pension.

    FILLIMET, E GJITHANSHME, KAMPIONE EDHE NË SHAH…

    Vitet e para, ato të fillores së Dianës, janë të lidhura me shkollën mitike të asaj zone, “Naim Frashëri” dhe më- suese kishte Liri Strakoshën. Pastaj te “Luigj Gurakuqi”.

    Nga mamaja ka trashëguar sportin, si një ish-volejbolliste e ekipit të vajzave të Erzenit, por edhe vetë ajo dallohet si një vajzë energjike dhe mësuesit e fizkulturës të “Luigjit”, Hajri Alia e Maks Kristo, e aktivizojnë në të gjitha kampionatet e shkollave 8-vjeçare.

    Diana ishte protagoniste në atletikë, e para në shtizë, kërcim së larti, ping-pong etj. Shquhet edhe në shah duke u shpallur kampione për moshën në kampionatin e nxënësve të Tiranës. “Shahun e luanim çdo mbrëmje në shtëpi, unë me vëllain Sllave”, kujton Diana për “Panorama Sport”

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    atletike kërcim së larti shtize
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Lufta për Superioren / Gjithçka sipas planeve! Sfidat e Skënderbeut, Laçit dhe Pogradecit mbyllen me 10 gola.

    March 7, 2026

    Pogradeci, skuadra që shkruan historinë e këtij sezoni në volejbollin e femrave

    March 7, 2026

    Kategoria e Parë/ Skënderbeu siguron objektivin e parë, shikoni renditjen pas 24 javësh

    March 2, 2026

    🏆 POGRADECI FITON LIGËN “GJERGJ KASTRIOTI” – FEMRAT 🏆

    March 2, 2026
    TE FUNDIT

    57-vjeçari nga Leshnica rreh 17-vjeçarin në automjetin e transportit publik

    March 10, 2026

    Aksidenti mister në Korçë, kush ishte në timon natën kur humbi jetën i riu

    March 10, 2026

    E Pabesueshme Në Korçë: I Gjithë Fshati ‘Zhduket’, Denoncimi!

    March 10, 2026

    Raporti i Bankës Botërore: Në Shqipëri talentet nuk shpërblehen në administratën publike, punësimi nuk bazohet në meritë

    March 10, 2026
    EKSKLUZIVE

    Donika Tele, njeriu që i dhuroi jetën gazetarisë lokale

    Policia e Korçës godet raste të narkotikëve, lojërave të fatit të paligjshme, armëmbajtjes pa leje, aksidenteve rrugore dhe kontrabandës

    Skënderbeu fiton bindshëm në Korçë, ja rezultatet e tjera

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.