Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Protestë paqësore në Korçë për bllokimin e aksit Pogradec–Librazhd, qytetarët kërkojnë mbështetje për juglindjen

    March 2, 2026

    Juglindja kërkon zgjidhje/ Banorët sot në protestë para Bashkisë së Korçës

    March 2, 2026

    Kategoria e Parë/ Skënderbeu siguron objektivin e parë, shikoni renditjen pas 24 javësh

    March 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » E vërteta e prishjes së ndërtimit në Dardhë nga familja Deli
    Vendi

    E vërteta e prishjes së ndërtimit në Dardhë nga familja Deli

    June 14, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një konflikt disa-vjeçar mes fqinjësh ka shpërthyer sërish në një nga zonat më të frekuentuara turistike të juglindjes, duke vënë në qendër të vëmendjes një ndërtim të familjes Deli, i cili u cilësua së fundmi si “ndërtim pa leje” nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

    Familja Deli, prej afro 20 vitesh aktive me një bujtinë dhe tavernë në qendër të Dardhës, pretendon se po përballet me një fushatë të organizuar presioni dhe prapaskenash për ta detyruar të pranojë kalim rruge në pronën e tyre, një pretendim që ata e quajnë të padrejtë dhe të paprovuar.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas bashkëpronarëve Ornela dhe Ilir Deli, konflikti nisi në vitin 2018, kur fqinjët e tyre, Vangjush dhe Ilia Dishnica, kërkuan që të krijonin një rrugë kalimi përmes pronës së familjes Deli, pavarësisht se disponojnë dalje të drejtpërdrejtë në rrugën kryesore me një gjerësi prej 17 metrash, një fakt i konfirmuar nga vetë dokumentacioni i ASHK-së Korçë.

    Në vitin 2019 dhe 2021, familja Deli ka marrë dy leje ndërtimi nga Bashkia Korçë një për ndërtimin e një muri ndarës dhe një tjetër për zgjerimin e oborrit të biznesit të tyre. Leja e parë është ankimuar dhe është rrëzuar me vendim gjykate, ndërsa për të dytën ata pretendojnë se ndërtimi është kryer brenda afatit dhe duke shlyer të gjitha detyrimet ligjore.

    Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në disa inspektime të mëparshme nën drejtues të ndryshëm, e ka konsideruar të mbyllur këtë çështje, pa konstatuar shkelje. Por në kontrollin më të fundit, nën drejtimin e ri të zonjës Dallendyshe Bici, të përmendur si njohje e familjes Dishnica, ndërtimi është klasifikuar papritur si “ndërtim pa leje”.

    “Po na presin oborrin, na gjobisin, vetëm për të na dëmtuar dhe për të kënaqur ego personale. Janë të vetëdijshëm që rruga që kërkojnë nuk ekziston realisht. Kjo nuk është drejtësi, por ndëshkim i qëllimshëm ndaj një biznesi që ka kontribuar për turizmin në Dardhë prej gati dy dekadash,” shprehet zonja Ornela Deli për mediat.

    Rasti është një shembull tipik sesi konfliktet e vogla të pronësisë mund të përshkallëzohen përmes ndërhyrjeve dhe ndikimeve në institucione, duke minuar jo vetëm të drejtat e pronarëve, por dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia dhe administrata.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Dardhë IKMT prishje ndërtimi
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Protestë paqësore në Korçë për bllokimin e aksit Pogradec–Librazhd, qytetarët kërkojnë mbështetje për juglindjen

    March 2, 2026

    Juglindja kërkon zgjidhje/ Banorët sot në protestë para Bashkisë së Korçës

    March 2, 2026

    Devolli drejt boshatisjes, fshati Vishocicë me 10 nxënës! Banori: Djemtë pa martuar, duhen rimorkio me nuse

    March 2, 2026

    Zamira Kita përtej roleve: Pata fat që bëra shkollën! Kam bërë faje kur isha 20 vjeç, duhet të isha…

    March 2, 2026
    TE FUNDIT

    Protestë paqësore në Korçë për bllokimin e aksit Pogradec–Librazhd, qytetarët kërkojnë mbështetje për juglindjen

    March 2, 2026

    Juglindja kërkon zgjidhje/ Banorët sot në protestë para Bashkisë së Korçës

    March 2, 2026

    Kategoria e Parë/ Skënderbeu siguron objektivin e parë, shikoni renditjen pas 24 javësh

    March 2, 2026

    Devolli drejt boshatisjes, fshati Vishocicë me 10 nxënës! Banori: Djemtë pa martuar, duhen rimorkio me nuse

    March 2, 2026
    EKSKLUZIVE

    Skënderbeu fiton supersfidën, “fundoset” Besa

    “Një grua pengoi Evën të kthehej”, ish-drejtori i anti-terrorit, Gledis Nano: Operacion i vështirë, duhet të rehabilitohet

    Ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari i akuzuar për tentativë vrasjeje në Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.