Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Avni Ponari në “Konventën Arbërore”, inaugurohet teatri i parë arbëresh në Kalabri

    April 29, 2026

    Kolonja në pedale, turistët italianë “dashurohen” me natyrën, mikpritjen dhe çmimet e favorshme

    April 29, 2026

    Shtyhet finalja e titullit në Kategorinë e Parë, Skënderbeu e pret Laçin ditën e hënë në Korçë

    April 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Të rinjtë mposhtën të vjetrit, përfundojnë zgjedhjet në Korçë
    Vendi

    Të rinjtë mposhtën të vjetrit, përfundojnë zgjedhjet në Korçë

    May 14, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Zgjedhjet e 11 Majit kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në hartën elektorale të juglindjes së vendit, me Partinë Socialiste që ruan të njëjtën forcë parlamentare si katër vite më parë, ndërsa Partia Demokratike humbet një mandat në kushte të reja elektorale.

    PS ka arritur të mbajë 6 mandate në këtë qark, po aq sa kishte në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ndërsa PD ka pësuar një rënie, duke kaluar nga 4 mandate në vetëm 3, në një konfigurim ku qarku nuk ka më 11 mandate, por 10.

    Your browser does not support the video tag.

    Përtej rezultateve, këto zgjedhje janë karakterizuar nga një valë e re emrash në të dy kampet politike. Romina Kuko dhe Genti Lakollari, përfaqësues të PS-së, do të ulen për herë të parë në Parlament, të zgjedhur nga lista e mbyllur e socialistëve. Ndërkohë, në radhët e opozitës, edhe Besa Spaho pritet të jetë një tjetër emër i ri që do të përfaqësojë qytetarët në Kuvend.

    Në kampin socialist, veç Kukos dhe Lakollarit, spikasin edhe emrat e Vinjola Rrotës, Eridon Rustemit dhe Gëzim Gorës, të cilët kanë arritur të maksimizojnë votat personale duke sjellë një frymë të re në fushatën e PS-së.

    Nga ana tjetër, në PD, të rinjtë Fidel Kreka dhe Kristino Koçibelli janë konsideruar surpriza të këndshme të këtyre zgjedhjeve. Të rritur në strukturat lokale të partisë, ata kanë arritur të marrin më shumë vota se politikanë me përvojë si Edmond Spaho dhe Andrea Mano, si dhe më shumë se drejtuesit lokalë të Partisë së Lirisë dhe PD-së në Pogradec.

    Pavarësisht prezencës së fortë të emrave të rinj, zgjedhjet e 11 Majit kanë shënuar një tkurrje të ndjeshme të votave për të dy forcat kryesore. PS ka humbur rreth 4.000 vota në krahasim me 2021, ndërsa PD ka rënë nga 51.000 vota në vetëm 37.000.

    Në këtë dinamikë, rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe partitë e vogla, si ajo e Tom Doshit, “Shqipëria Bëhet” dhe Partia “Mundësia”, të cilat kanë ndikuar veçanërisht në tkurrjen e votave të PD-së, por në një masë më të vogël edhe të PS-së.

    Zgjedhjet e fundit kanë treguar qartë nevojën për rinovim dhe rikthim të besimit te qytetarët, duke theksuar se konkurrenca e brendshme dhe përfshirja e figurave të reja mund të sjellin energji të reja në politikën shqiptare.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Mandat Partitë e Vogla
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Kolonja në pedale, turistët italianë “dashurohen” me natyrën, mikpritjen dhe çmimet e favorshme

    April 29, 2026

    Alban Skënderaj rikthehet me albumin “Rrënjët”: Një projekt personal që prek identitetin dhe kujtesën

    April 28, 2026

    I biri me autizëm, prefektja e Korçës rrëfen sfidat dhe mungesën e mbështetjes për fëmijët si djali i saj: Nuk ka mjaftueshëm shërbime

    April 28, 2026

    Arrestim për drejtim pa leje në Pustec, procedime për përndjekje dhe dhunë në Korçë e Maliq

    April 28, 2026
    TE FUNDIT

    Avni Ponari në “Konventën Arbërore”, inaugurohet teatri i parë arbëresh në Kalabri

    April 29, 2026

    Kolonja në pedale, turistët italianë “dashurohen” me natyrën, mikpritjen dhe çmimet e favorshme

    April 29, 2026

    Shtyhet finalja e titullit në Kategorinë e Parë, Skënderbeu e pret Laçin ditën e hënë në Korçë

    April 28, 2026

    Alban Skënderaj rikthehet me albumin “Rrënjët”: Një projekt personal që prek identitetin dhe kujtesën

    April 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ndërhyrje e menjëhershme në Qafzezë: Ura “Bailey” gati për t’i shërbyer komunitetit

    Denada Isa ndez pasionin për Gjuhën Shqipe: Nxënësit e “Asdrenit” shkëlqejnë në konkursin e ZVAP-së!

    Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72 vjeçar

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.