Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    September 18, 2026

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Alarm social në Korçë/ Tentativa të përsëritura vetëvrasjeje tek të miturat
    Vendi

    Alarm social në Korçë/ Tentativa të përsëritura vetëvrasjeje tek të miturat

    March 27, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Rastet e përsëritura të tentativave për vetëvrasje të vajzave të mitura në familjen Dhëmbi në Korçë kanë ngritur alarmin për gjendjen sociale dhe reagimin e institucioneve përgjegjëse. Ekspertët e konsiderojnë këtë një situatë të rëndë, ku përsëritja e ngjarjeve tregon për një krizë të thellë brenda familjes, por edhe në vetë shoqërinë. Sociologia Maria Dojçe thekson se aktet e vetëvrasjes nuk mund të shihen të shkëputura nga konteksti social dhe institucional.

    “Është akt i përsëritur dhe kjo është edhe më e rëndë sesa vetë akti. Shenjat e vetëvrasjes tregojnë një turbulencë të funksionit shoqëror. Pra shoqëria është në lëngim, institucionet janë në lëngim. Vetëvrasja është shenja alarmante kur ne kuptojmë sesi ecën një shoqëri.”

    Your browser does not support the video tag.

    Ajo nënvizon se në thelb të këtyre rasteve qëndrojnë faktorët socialë, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në gjendjen psikologjike të individit. Sipas saj, një element kyç është analiza e thelluar e situatës brenda familjes, sidomos kur kemi më shumë se një rast të tillë.

    “Ne gjithmonë i referojmë aktet e vetëvrasjes gjendjeve psikologjike të personit, por në fakt psikologjinë e ngacmon kushti social. Duhet të dimë që është fakti social baza. Duhet parë gjendja sociale ekonomike e familjes sepse në rastin kur kemi në familje dy persona do të thotë që diçka nuk funksionon dhe është në krizë të thellë. Duhet parë marrëdhënia që kanë me prindërit, kujdesi, gjendja financiare, gjithçka që e bën një familje funksionale.”

    Dojçe ndalet edhe tek roli i institucioneve, duke theksuar se ndërhyrja duhet të kishte qenë e menjëhershme që pas rastit të parë. Po ashtu, sipas saj, vlerësimi duhet të përfshinte edhe gjendjen e fëmijëve për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

    “Punonjësit e Shërbimit Social pranë Bashkisë duhet të ishin paraqitur në këtë familje për të matur gjendjen psikologjike të nënës sepse ndikon shumë tek fëmija. Si është marrëdhënia e nënës me babain, pasi kjo e rëndon edhe më shumë situatën. E dyta duhet parë dhe të kontrollohej edhe gjendja psikoemocionale e fëmijëve. Pas rastit të parë duhet të kishte një matje të gjendjes psikoemocionale dhe financiare të familjes, si dhe të merreshin masa paraprake për parandalimin e rastit të dytë.”

    Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e ndërhyrjes në kohë mund të çojë në pasoja edhe më të rënda, pasi akti i vetëvrasjes konsiderohet si një stad i fundit i degradimit psiko-emocional.

    “Akti i vetëvrasjes është një degradim final psikoemocional ku njeriu nuk arrin dot të përballojë problematikat. Është një gjendje e rënduar dhe duket që familja është në një krizë të thellë.”

    Në analizën e saj, Dojçe përfshin edhe faktorë të tjerë socialë, si mungesa e mbështetjes në komunitet dhe fenomeni i bullizmit.

    “Edhe bullizmi patjetër ndikon, sepse sot në shkollë dhe në komunitet individi nuk gjen mbështetje dhe ngrohtësi. Në shoqëri ku empatia është më e zhvilluar, edhe kur familja është në krizë, komuniteti bëhet një mburojë për individin.”

    Ndërsa rasti mbetet një kambanë alarmi për të gjithë hallkat e shoqërisë, ekspertët theksojnë se ndërhyrja e menjëhershme dhe koordinimi i institucioneve është jetik për të parandaluar tragjedi të tjera, duke vendosur në qendër mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    September 18, 2026

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026
    TE FUNDIT

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    September 18, 2026

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026
    EKSKLUZIVE

    Rritje e ndjeshme e fluksit në pikat kufitare në fillim të gushtit

    Vrasja e efektivit, dëshmon çobani: Violand Braçellari merrte telefonata që e paralajmëronin për çdo lëvizje

    Skënderbeu e nis sezonin ndaj Vllaznisë, kalendar i fortë në pesë javët e para

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.