Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Qarku Korçë – Arrestim për aksident me pasojë vdekjen, procedime për kalim të paligjshëm kufiri dhe zjarrvënie nga pakujdesia

    March 3, 2026

    Protestë paqësore në Korçë për bllokimin e aksit Pogradec–Librazhd, qytetarët kërkojnë mbështetje për juglindjen

    March 2, 2026

    Juglindja kërkon zgjidhje/ Banorët sot në protestë para Bashkisë së Korçës

    March 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Në Maliq, një baba sfidon varfërinë: Çon fëmijët në shkollë me kalë
    Rajoni

    Në Maliq, një baba sfidon varfërinë: Çon fëmijët në shkollë me kalë

    May 8, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në fshatin Këmbëthekër të bashkisë Maliq, vjen një histori sakrifice dhe përkushtimi. Genci Limanllari, babai i tre fëmijëve, i çon çdo ditë të vegjlit e tij në shkollën e Novoselës, fshat të cilin fëmijët duhet ta pershkruajne mbi kalë për rreth 1 orë, për shkak të pamundësisë ekonomike

    “Po bëj 7 vite që i kam regjistruar në shkollën e Novoselës, për të mos i lënë fëmijët pa shkolle. E vështirë pa e vështirë fëmijët nuk duhet t’i lesh pa shkolle. Mban gati afër një orë mban, kur është shumë ftohtë I veshim mirë, I mbulojmë me mushama që mos ftohen. Dy orë, Deri sa vetë unë, o nusja o unë I merr. Nuk e kemi ditur vet shkollën çfarë ka qenë, kemi vuajtur, shyqyr na ka mbajtur koha mirë“.

    Your browser does not support the video tag.

    Babai hero përballet çdo mëngjes me motin e papërshtatshëm – në dëborë, shi apo nën diellin përvëlues – vetëm që fëmijët e tij të mos mbeten pas me mësimet.

    Në një kohë kur shumica e prindërve kërkojnë komoditet, ky baba zgjedh sakrificën si mjet për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve të tij. Ai tregon se ndihma nga shteti mungon

    “Çfarë ti them unë shtetit? Ata e dinë vet. Ata me thane bëj shtëpitë këtej poshtë, nuk kanë nevojë fëmijët vetëm për shtepo por e per të ngrënë e veshur. Unë kam 4 lopë, e ato nuk i kam timet. Vetëm një lopë kam nga bonus I Rames, bleva një lopë. Mos I humbja lekët, kur të vazhdojë shkollën do e shes e tja jap për të vazhduar shkollën.

    Me 150 ndihmë ekonomike marr. Shes pak qumësht, nuk shes dot vicin e tja jap fëmijëve të mi. Jetë e vështirë po ç’të besh? “

    Prindi besnik tregon se do të vijojë këtë ritual deri sa fëmijët e tij “të dalin në ballë jetës“.

    Genci Limanllari është shembulli i një prindi që nuk dorëzohet, duke e kthyer çdo mëngjes të vështirë në një hap drejt së ardhmes për fëmijët e tij.

    “Me kalë vij. Nuk kam frikë. Mbahem këtu e rri. Nuk mbërdhij. Unë vete në shkollë, e kam qejf shkollën. Edhe këta por ky është në kopsht”– u shpreh djali.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    kalë Këmbëthekër shkojnë në shkollë me kalë Shkollë
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Qarku Korçë – Arrestim për aksident me pasojë vdekjen, procedime për kalim të paligjshëm kufiri dhe zjarrvënie nga pakujdesia

    March 3, 2026

    Protestë paqësore në Korçë për bllokimin e aksit Pogradec–Librazhd, qytetarët kërkojnë mbështetje për juglindjen

    March 2, 2026

    Juglindja kërkon zgjidhje/ Banorët sot në protestë para Bashkisë së Korçës

    March 2, 2026

    Devolli drejt boshatisjes, fshati Vishocicë me 10 nxënës! Banori: Djemtë pa martuar, duhen rimorkio me nuse

    March 2, 2026
    TE FUNDIT

    Qarku Korçë – Arrestim për aksident me pasojë vdekjen, procedime për kalim të paligjshëm kufiri dhe zjarrvënie nga pakujdesia

    March 3, 2026

    Protestë paqësore në Korçë për bllokimin e aksit Pogradec–Librazhd, qytetarët kërkojnë mbështetje për juglindjen

    March 2, 2026

    Juglindja kërkon zgjidhje/ Banorët sot në protestë para Bashkisë së Korçës

    March 2, 2026

    Kategoria e Parë/ Skënderbeu siguron objektivin e parë, shikoni renditjen pas 24 javësh

    March 2, 2026
    EKSKLUZIVE

    25-vjeçarja nga Gana pastron rrugët e Pogradecit

    Sherri i Korçës, shkojnë në gjyq të arrestuarit – ja për çfarë akuzohen

    Historia e filantropit të madh te vila e të cilit flinte Enver Hoxha: Kur njësitet guerilje të Korçës do i bënin atentat, Selimi me Fitreten u larguan

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.