Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Ahmataj pas humbjes me Tiranën: Na u mohua penallti në moment vendimtar, skuadra pësoi shok psikologjik pas aksidentit

    November 27, 2026

    Tirana mposht Skënderbeun 3-2 pas një sfide dramatike në “Selman Stërmasi”

    November 27, 2026

    Transaksionet në Austri dhe dëshmia e të penduarës fundosin Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin

    November 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Tirana mposht Skënderbeun 3-2 pas një sfide dramatike në “Selman Stërmasi”
    Sport

    Tirana mposht Skënderbeun 3-2 pas një sfide dramatike në “Selman Stërmasi”

    November 27, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Një ndeshje me pesë gola, emocione dhe rivalitet deri në sekondat e fundit është zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku Tirana ka arritur të mposhtë Skënderbeun me rezultatin 3-2, në takimin e vlefshëm për javën e 13-të të Abissnet Superiore.

    Your browser does not support the video tag.

    Bardheblutë kaluan në avantazh në minutën e 27-të, pas një autogoli të Lagonidis, ndërsa vetëm një minutë më vonë Daci dyfishoi shifrat. Në minutën e 34-t, Xhixha realizoi golin e tretë për Tiranën, duke krijuar përshtypjen e një fitoreje të lehtë.

    Megjithatë, Skënderbeu reagoi dhe arriti të rihapë takimin që në pjesën e parë. Braga shënoi në minutën e 39-të, ndërsa Musa realizoi golin e dytë në shtesën e pjesës së parë, duke e mbyllur këtë fraksion me rezultatin 3-2.

    Në pjesën e dytë, korçarët kërkuan me ngulm barazimin dhe patën disa raste të rrezikshme. Një prej momenteve më të diskutueshme ishte pretendimi për penallti pas një ndërhyrjeje ndaj Lleshit, por pas rishikimit me VAR, arbitri vendosi të mos akordonte 11-metërsh.

    Skënderbeu iu afrua barazimit edhe në minutat shtesë, kur Nasr goditi shtyllën, por rezultati mbeti i pandryshuar.

    Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 19 pikëve dhe mban vendin e tretë në renditje, dy pikë më shumë se Skënderbeu, që pozicionohet në vendin e katërt.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Ahmataj pas humbjes me Tiranën: Na u mohua penallti në moment vendimtar, skuadra pësoi shok psikologjik pas aksidentit

    November 27, 2026

    Po përjeton momentin më të mirë në karrierë si trajner, Bledi Shkëmbi nuk ka të ndalur me ekipin shqiptar

    November 23, 2026

    INTERVISTA/ “Po ndërtojmë Skënderbe konkurrues, rikthim i frikshëm”, Ahmataj: Kemi rrugë të gjatë përpara, tifozët presin shumë

    November 23, 2026

    Skënderbeu përmbys Apoloninë në shtesë, korçarët sigurojnë kualifikimin në Kupën e Shqipërisë

    November 17, 2026
    TE FUNDIT

    Ahmataj pas humbjes me Tiranën: Na u mohua penallti në moment vendimtar, skuadra pësoi shok psikologjik pas aksidentit

    November 27, 2026

    Tirana mposht Skënderbeun 3-2 pas një sfide dramatike në “Selman Stërmasi”

    November 27, 2026

    Transaksionet në Austri dhe dëshmia e të penduarës fundosin Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin

    November 27, 2026

    Korça po plaket dhe po boshatiset: të rinjtë ikin, të moshuarit mbeten vetëm

    November 27, 2026
    EKSKLUZIVE

    Vrasja e Egli Progës, gjykata rrëzon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Denis Meçen dhe Leonidha Gucen

    Xhakolli:Shëmbimet turistike me Greqinë, priotritet i imi

    Goditet një tjetër rast kontrabande në PKK Kapshticë, procedohet 36-vjeçari dhe kapen 5 migrantë të parregullt

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.