Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça përfshihet nga i ftohti, temperaturat zbresin deri në -9°C

    November 27, 2026

    Ahmataj pas humbjes me Tiranën: Na u mohua penallti në moment vendimtar, skuadra pësoi shok psikologjik pas aksidentit

    November 27, 2026

    Tirana mposht Skënderbeun 3-2 pas një sfide dramatike në “Selman Stërmasi”

    November 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Transaksionet në Austri dhe dëshmia e të penduarës fundosin Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin
    Vendi

    Transaksionet në Austri dhe dëshmia e të penduarës fundosin Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin

    November 27, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një hetim i SPAK, i nisur me objektiv të qartë për të “kryqëzuar” kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka çuar në hapjen e dosjeve të tjera hetimore, për vëllain e Veliajt, Arbër Veliaj dhe çiftin e bashkëshortëve deputeten e PS, Olta Xhaçka dhe ish-deputetin e PS, Artan Gaçi.

    Gazetari Elton Qyno ka mësuar se provat fillestare që kanë shërbyer për hapjen e këtyre çështjeve në SPAK, janë disa komunikime dhe shënime të zbuluara në kompjuterin dhe telefonin e sekuestruar Adela Kondakçi, financieres personale të Ajola Xoxes.

    Your browser does not support the video tag.

    Adela Kondakçi, sot gëzon statusin e bashkëpuntores së SPAK dhe sipas dosjes hetimore ajo ka pasur marëdhënie pune me financat e ish-kryetarit të bashkisë, Jorgo Goro.

    Pikërisht nga kjo çështje penale e Jorgo Goros, SPAK shoi tek Adela Kondakçi dhe më pas “kapërceu” tek dosja e Erjon Veliaj, Ajola Xoxes, Arbër Veliaj dhe tashmë ka depërtuar tek një seri transaksionesh bankare që lidhen me çiftin e bashkëshortëve, Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.

    Disa shënime të sekuestruara në kompjuterin e financieres Adela Kondakçi dhe komunikime ne telefonin e saj, tregonin për disa pagesa monetare që lidheshin direkt me deputeten e PS, ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi.

    Këto materiale kanë sjellë nisjen e një hetimi të ri për korrupsion dhe pastrim parash, ndaj deputetes Olta Xhaçka, Artan Gaçi si dhe personave të tjerë, përfshirë dhe Ardit Hysa ish-këshilltar i Olta Xhaçkës në periudhën kur ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

    Lidhur me këtë çështje SPAK, ka marë dhe dëshminë e Adela Kondakçi e cila ka qënë nën hetim për dosjen Veliaj, duke treguar detaje për shënimet e mbajtura prej saj të pagesave në lekë, për llogari të çiftit.

    Duke u mbështetur në këto prova, 1 muaj më parë SPAK ftoi në prokurorinë e posaçme SPAK çiftin e bashkëshortëve Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka, të cilëve u është komunikuar akuza e “Korrupsionit pasiv” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

    Në këtë histori del edhe emri i Ardit Hysës. Dyshohet se ai mund të ketë shërbyer si ndërmjetës për interesa të lidhura me çiftin Xhaçka–Gaçi, përfshirë veprime financiare në Vjenë. Dyshimi lidhet me rolin e tij të dikurshëm pranë ministres dhe me pistën austriake të hetimit.

    Transaksionet e dyshuara në Austri, kapin qindra mijëra euro dhe i përkasin periudhës kur Xhaçka drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes. Bëhet fjalë për një skemë korrupsioni në tenderat me procedurë sekrete për blerje armatimi dhe municioni nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.

    Sipas burimeve pranë SPAK, rasti lidhet me disa transaksione në qindra mijëra euro, që janë kryer në një bankë në Austri. Transaksionet bankare janë të një periudhe kohore, kur Olta Xhaçka drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

    Kjo ministri ka kryer procedura tenderimi për blerjen e armëve dhe municioneve te një subjekt privat. Burimet pranë SPAK sqaruan se pjesa takuese e eurove për ministren Xhaçka është kaluar në një bankë në Austri, ku eurot më pas janë tërhequr nga një ish-këshilltar i saj dhe bashkëshorti Artan Gaçi.

    SPAK pretendon se ka arritur të sigurojë prova në telefonin e Artan Gaçit dhe Adela Kondakçi dhe se në disa raste, përmes këtij telefoni, ka biseduar me persona të tretë dhe vetë ministrja e atëhershme e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

    Bisedat janë të një natyre të tërheqjes së shumave financiare nga një bankë në Austri. Për të verifikuar këto biseda, prokurorisë së posaçme SPAK i është dashur të dërgojë letërporosi në Austri, me qëllim marrjen e të gjithë praktikës dokumentare në bankën austriake dhe një sërë provash të tjera.

    Pas mbërritjes së përgjigjes nga Austria, prokurorët e SPAK kuptuan se transaksionet lidheshin direkt për përfitim financiar me çiftin bashkëshortor, Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.

    Kujtojmë se para 1 viti, ndaj Artan Gaçit nisi një hetim nga prokurori Olsi Dado, i cili u vu në lëvizje pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri, lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e bregdetit të Jugut.

    Por ky hetim më pas u pushua nga Prokuroria e Posaçme dhe më pas u la në fuqi dhe nga gjykatat e vendit. Ndërkohë, tashmë një dosje e re ka zbuluar prova të reja, ndaj dhe prokurori Olsi Dado ka regjistruar dosjen për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve publikë”.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Korça përfshihet nga i ftohti, temperaturat zbresin deri në -9°C

    November 27, 2026

    Korça po plaket dhe po boshatiset: të rinjtë ikin, të moshuarit mbeten vetëm

    November 27, 2026

    Aeroporti i Tiranës thyen rekordin e vitit 2025, mbi 12 milionë pasagjerë në vetëm 10 muaj

    November 27, 2026

    Rihapja e Liceut Francez të Korçës, një investim strategjik për arsimin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë

    November 26, 2026
    TE FUNDIT

    Korça përfshihet nga i ftohti, temperaturat zbresin deri në -9°C

    November 27, 2026

    Ahmataj pas humbjes me Tiranën: Na u mohua penallti në moment vendimtar, skuadra pësoi shok psikologjik pas aksidentit

    November 27, 2026

    Tirana mposht Skënderbeun 3-2 pas një sfide dramatike në “Selman Stërmasi”

    November 27, 2026

    Transaksionet në Austri dhe dëshmia e të penduarës fundosin Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin

    November 27, 2026
    EKSKLUZIVE

    Shënoi 8 gola në Superiore, sulmuesi rikthehet te Skënderbeu

    Renditja / Skënderbeu ecën i qetë drejt Superiores, Laçi rimerr vendin e dytë, Kukësi largohet nga fundi

    Vrau biznesmenin italian, Gazmend Braçe nip i Gramoz Ruçit dhe mik i Tërmet Peçit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.