Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Vargje nga burgu, një mesazh për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe amanetin e të parëve

    November 21, 2026

    Korçë/ Familja Furxhi, mbi 100 vite trashëgimi muzikore, një koleksion i rrallë kitarash dhe mandolinash

    November 21, 2026

    Universiteti “Fan Noli” në Korçë feston 55-vjetorin/ Programe të reja dhe sfida për të ardhmen

    November 21, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Universiteti “Fan Noli” në Korçë feston 55-vjetorin/ Programe të reja dhe sfida për të ardhmen
    Vendi

    Universiteti “Fan Noli” në Korçë feston 55-vjetorin/ Programe të reja dhe sfida për të ardhmen

    November 21, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    55 vite nga themelimi i Universitetit “Fan Noli” në Korçë janë festuar mbrëmjen e djeshme në ambientet e Teatrit “Andon Zako Çajupi”. Në këtë përvjetor të rëndësishëm për arsimin e lartë në juglindje, janë bërë bashkë përfaqësues të institucioneve vendore, stafi akademik, studentë dhe të ftuar të tjerë, për të kujtuar rrugëtimin e universitetit ndër vite dhe për të diskutuar mbi sfidat e së ardhmes.

    Universiteti "Fan Noli" në Korçë feston 55-vjetorin/

    Your browser does not support the video tag.

    Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e cilësoi Universitetin “Fan Noli” si një institucion jetik për zhvillimin e rajonit të Korçës, duke theksuar nevojën për mbështetje dhe reformim të vazhdueshëm. Sipas tij, arsimi i lartë po përballet me sfida të reja, veçanërisht për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe inteligjencës artificiale, ndaj universiteti duhet të përshtatet me këto ndryshime.

    “Kam ardhur me shumë kënaqësi në këtë festë, në këtë ceremoni të universitetit tonë, ‘Fan Noli’. 55 vite, në fakt, në jetën e një universiteti nuk janë shumë. Universitetet jetojnë shumë më gjatë. Por ky është një institucion i rëndësishëm i rajonit tonë, madje unë do të thosha që është jetik. Pa këtë institucion, pa Universitetin ‘Fan Noli’, asnjë projekt tjetër zhvillimor nuk ka kuptim për këtë qark. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse e mbështes dhe do ta mbështes vazhdimisht, jo vetëm me pjesëmarrje, por me të gjithë mundësitë e mia, rritjen dhe reformimin e Universitetit ‘Fan Noli’. Për më tepër që jemi në një moment shumë të rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë botën sa i përket arsimit të lartë, të sfiduar nga teknologjia, përparimet teknologjike që po ndryshojnë tregun e punës, profesionet. Inteligjenca artificiale është bërë tani një detyrim për t’u integruar në çdo universitet dhe kur këto sfida i kanë universitete me emër të famshëm në botë, aq më tepër një universitet si yni është i sfiduar. Ndaj duhet të bashkohemi të gjithë për të hyrë në një epokë të re të Universitetit ‘Fan Noli’ si një motor i vërtetë i mendimit shkencor dhe i zhvillimit për rajonin tonë”, u shpreh Peleshi.
    Universiteti "Fan Noli" në Korçë feston 55-vjetorin/

    Niko Peleshi

    Nga ana tjetër, rektori i Universitetit “Fan Noli”, Lorenc Ekonomi, u ndal te zhvillimet e viteve të fundit, duke theksuar se universiteti ka shënuar rritje të prurjeve studentore dhe ka reformuar ofertën akademike në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe prioritetet e rajonit.

    “Jemi në një fazë transformimesh të rëndësishme. Kemi ecur dhe kemi bërë shumë hapa përpara. Po të shikosh prurjet e studentëve katër vitet e fundit, jemi çdo vit në rritje. Kemi reformuar ofertën akademike në drejtim të prioriteteve që ka qeveria shqiptare, Bashkimi Europian dhe kërkesat që ka rajoni i Korçës, që kanë të bëjnë me digjitalizimin, turizmin dhe bujqësinë, duke krijuar mastera shkencorë, doktoratura të reja dhe po ecim shumë mirë në këto drejtime”, tha Ekonomi.

    Ekonomi bëri të ditur gjithashtu se gjatë këtij viti janë hapur programe të reja studimi dhe doktoratura në bashkëpunim me universitete të huaja. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe inteligjencës artificiale dhe shkencës së të dhënave, me programe në gjuhën shqipe dhe angleze, me synim edhe ndërkombëtarizimin e universitetit.

    Universiteti "Fan Noli" në Korçë feston 55-vjetorin/

    Lorenc Ekonomi

    “Këtë vit ne hapëm masterin shkencor në shkenca kompjuterike me Universitetin e Barit të Italisë, diplomë duale. Gjithsesi kemi hapur këtë vit edhe doktoraturën në studime etnokulturore, që është diplomë duale me Universitetin e Timishoarës në Rumani. Po kështu dhe doktoratura që hapëm këtë vit, inteligjencë artificiale me qëllim ndërdisiplinor, që është në gjuhën shqipe dhe anglisht, në mënyrë që ne të përftojmë dhe studentë të huaj, por edhe udhëheqës të huaj. Po kështu dhe dega Data Science që hapëm këtë vit është edhe në shqip edhe në anglisht, përsëri për këtë qëllim”, shtoi ai.

    55-vjetori shënon një moment reflektimi për arritjet e Universitetit “Fan Noli”, por edhe për sfidat që e presin në vitet e ardhshme, me synimin për të forcuar rolin e tij në përgatitjen e profesionistëve dhe në zhvillimin e rajonit të Korçës. 

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Vargje nga burgu, një mesazh për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe amanetin e të parëve

    November 21, 2026

    Korçë/ Familja Furxhi, mbi 100 vite trashëgimi muzikore, një koleksion i rrallë kitarash dhe mandolinash

    November 21, 2026

    611 shoqata fetare në Shqipëri, disa ekzistojnë vetëm në letra? Kush i financon dhe a mashtrohen donatorët nga jashtë?

    November 21, 2026

    Dëshmitarët e Jehovait, transfuzioni i gjakut dhe fundi i botës: A duhet të ndërhyjë shteti shqiptar?

    November 21, 2026
    TE FUNDIT

    Vargje nga burgu, një mesazh për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe amanetin e të parëve

    November 21, 2026

    Korçë/ Familja Furxhi, mbi 100 vite trashëgimi muzikore, një koleksion i rrallë kitarash dhe mandolinash

    November 21, 2026

    Universiteti “Fan Noli” në Korçë feston 55-vjetorin/ Programe të reja dhe sfida për të ardhmen

    November 21, 2026

    611 shoqata fetare në Shqipëri, disa ekzistojnë vetëm në letra? Kush i financon dhe a mashtrohen donatorët nga jashtë?

    November 21, 2026
    EKSKLUZIVE

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    Deputetët e PS Korçë dhe komisionet që do marrin pjesë – lista

    Rreth 1 mijë e 200 lekë në qytet dhe 827 lekë në fshat… dalin shifrat se sa u rritën pensionet në 1 vit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.