Një person i privuar nga liria ka shkruar disa vargje kushtuar gjuhës shqipe, duke përcjellë një mesazh për rëndësinë e ruajtjes së saj dhe trashëgiminë që brezat e kaluar na kanë lënë amanet.
Përmes poezisë me titull “Gjuha Shqipe”, autori E.R. shpreh dashurinë për gjuhën amtare, duke kujtuar sakrificat e të parëve për mbrojtjen e saj dhe shqetësimin për ndikimin e gjuhëve të huaja dhe largimin e shqiptarëve nga vendi.
Në vargjet e tij, ai rikthen në vëmendje edhe përpjekjet për krijimin e alfabetit shqip, si një nga momentet më të rëndësishme të historisë dhe identitetit kombëtar.
Poezia vjen si një mesazh ndërgjegjësues se gjuha shqipe është një pasuri që duhet ruajtur, dashur dhe përcjellë brez pas brezi, pavarësisht rrethanave dhe vendit ku ndodhemi.


