Pogradeci nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin e Emiljano Çelës. Burime për media, raportojnë se liqenorët kanë gjetur akordin me Dritan Mehmetin, i cili pritet që shumë shpejt të ulet në stolin e pretendentëve të Superiores.
Largimi i Emiljano Çelës erdhi pas fitores që Pogradeci arriti 1-0 me Besëlidhjen. Ky i fundit dorëzoi kërkesën për dorëheqje nga kjo detyrë, e cila u pranua nga drejtuesit e klubit.
Sa i përket Mehmetit, ai gëzon një status të rëndësishëm sa i përket eksperiencës në pankinat e skuadrave shqiptare. Mehmeti ka drejtuar më parë dy ekipet e kryeqytetit si Dinamon dhe Partizanin, ndërsa tashmë i besohet një tjetër detyrë e rëndësishme, ngjitja e Pogradecit në elitën e futbollit shqiptar, pra në Superiore.


