Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Rezultatet e dobëta sjellin largimin e Emiljano Celës nga KF Pogradeci, klubi në kërkim të trajnerit të ri

    November 10, 2026

    “Jam 16 orë pa pushim në shërbim të djalit tim” – letra e psikologes që ngre alarmin: Familjet me persona me aftësi të kufizuara janë lënë pas

    November 10, 2026

    Skënderbeu reagon për gjendjen shëndetësore të presidentit Ardjan Takaj

    November 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Jam 16 orë pa pushim në shërbim të djalit tim” – letra e psikologes që ngre alarmin: Familjet me persona me aftësi të kufizuara janë lënë pas
    Vendi

    “Jam 16 orë pa pushim në shërbim të djalit tim” – letra e psikologes që ngre alarmin: Familjet me persona me aftësi të kufizuara janë lënë pas

    November 10, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një letër e dërguar nga psikologia e komunitetit dhe psikologia e edukimit për fëmijët dhe adoleshentët, Ilirjana Nase, ngre shqetësimin për mungesën e shërbimeve të mjaftueshme për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në Shqipëri.

    Në letrën drejtuar gazetarit Xhensil Shkëmbi, psikologia tregon se prej vitesh ka punuar me familje të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe se, pavarësisht hapave të ndërmarrë ndër vite, shumë prej problemeve vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas saj, janë krijuar struktura, janë vendosur mësues ndihmës dhe është folur për gjithëpërfshirjen, por prania fizike e një fëmije në shkollë nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai është i përfshirë, i mbështetur dhe se ka mundësi të zhvillojë potencialin e tij.

    Një nga shqetësimet që ajo ngre lidhet me rolin e mësuesit ndihmës, i cili, në shumë raste, sipas saj, po shndërrohet në një lloj asistenti personal të fëmijës, ndërkohë që duhet të jetë pjesë e procesit të mbështetjes mësimore dhe gjithëpërfshirjes.

    Por shqetësimi më i madh i psikologes lidhet me ata fëmijë që janë rritur dhe sot janë të rritur me aftësi të kufizuara.

    “Çfarë ndodh me një të rritur 24-vjeçar me autizëm, i cili ka nevojë për mbështetje 24 orë në ditë?”, pyet ajo.

    Nase ngre pikëpyetje për mungesën e shërbimeve ditore të përshtatura për këta persona, ku të mund të zhvillohen aktivitete, ergoterapi, ndërveprim social dhe aftësi që mund t’i ndihmojnë të jenë sa më të pavarur.

    Ajo sjell edhe dëshminë e një nëne, të cilën e njeh prej vitesh.

    “Jam 16 orë pa pushim në shërbim të djalit tim”, i ka thënë nëna psikologes, me lot në sy.

    Sipas psikologes, kjo nuk është vetëm çështje e mungesës së një shërbimi për personin me aftësi të kufizuara. Është edhe çështje e dinjitetit të familjes dhe veçanërisht të prindërve që prej dekadash kujdesen çdo ditë për fëmijët e tyre.

    Një shërbim prej vetëm katër orësh në ditë, shkruan ajo, mund të bëjë diferencën mes një prindi të rraskapitur dhe një prindi që ka mundësinë të marrë frymë, të pushojë apo të kujdeset edhe për veten dhe pjesëtarët e tjerë të familjes.

    Psikologia argumenton se ekzistenca e një qendre apo strukture nuk është e mjaftueshme.

    Pyetja, sipas saj, duhet të jetë nëse ajo strukturë është realisht e përshtatshme për personat që duhet të shërbejë.

    “Edhe një herë tjetër duket sikur po u kërkojmë personave me aftësi të kufizuara të përshtaten me institucionet, në vend që institucionet të përshtaten me nevojat e tyre”, shkruan Nase.

    Ajo kërkon që institucionet dhe shoqëria të shohin përtej deklaratave, inaugurimeve dhe aktiviteteve publike.

    “Ndiqini këto familje. Ndiqini për 24 orë. Shihni si është jeta e tyre.”

    Psikologia kërkon që të shihet realiteti i familjeve kur prindi sëmuret, kur lodhet, kur nuk ka më fuqi apo kur duhet të zgjedhë mes nevojave të fëmijës dhe nevojave të tjera të familjes.

    Në letër përmendet edhe ligji që parashikon pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore për këta prindër, duke nisur nga viti 2026. Por sipas psikologes, edhe ky hap, ndonëse i rëndësishëm, nuk zgjidh të gjitha problematikat.

    “Po për 24 vitet e mëparshme të sakrificës? Po për vitet që vijnë? Po për shërbimet që u mungojnë çdo ditë?”, pyet ajo.

    Në fund të letrës, Ilirjana Nase e vendos theksin te kuptimi real i gjithëpërfshirjes.

    Sipas saj, gjithëpërfshirja nuk matet me një qendër të inauguruar, një mësues ndihmës të caktuar apo një ligj të miratuar.

    Ajo matet me cilësinë e jetës së personit me aftësi të kufizuara dhe të familjes së tij.

    “Matet me mbështetjen që merr një nënë kur nuk ka më fuqi. Matet me mundësinë që një i rritur me aftësi të kufizuara të jetojë me dinjitet, të zhvillohet dhe të mos mbetet i izoluar brenda katër mureve”, shkruan psikologia.

    Mesazhi i saj është i qartë: familjet që prej dekadash kujdesen për fëmijët e tyre nuk mund të presin edhe më shumë vite për zgjidhje.

    “Prindërit për të cilët po flasim kanë nevojë t’u jepet zgjidhja tani, jo pas 24 vitesh.”

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skënderbeu reagon për gjendjen shëndetësore të presidentit Ardjan Takaj

    November 10, 2026

    Dr. Milen Vrabevski shpallet “Qytetar nderi” i Tetevenit, vlerësim për një mision humanitar që ka prekur edhe Shqipërinë

    November 9, 2026

    AKU Tiranë dhe policia zbulojnë distilerinë me produkte të skaduara

    November 9, 2026

    Korçë, banorët e lagjes Muço Qulli kërkojnë përfundimin e asfaltimit të rrugës: Prej 30 vitesh presin zgjidhje

    November 7, 2026
    TE FUNDIT

    Rezultatet e dobëta sjellin largimin e Emiljano Celës nga KF Pogradeci, klubi në kërkim të trajnerit të ri

    November 10, 2026

    “Jam 16 orë pa pushim në shërbim të djalit tim” – letra e psikologes që ngre alarmin: Familjet me persona me aftësi të kufizuara janë lënë pas

    November 10, 2026

    Skënderbeu reagon për gjendjen shëndetësore të presidentit Ardjan Takaj

    November 10, 2026

    Dr. Milen Vrabevski shpallet “Qytetar nderi” i Tetevenit, vlerësim për një mision humanitar që ka prekur edhe Shqipërinë

    November 9, 2026
    EKSKLUZIVE

    Bashkia Korçë “hap thesin”, 800 milion lek tendera – ja çfarë bëhet fjalë

    Policia e Korçës godet raste të narkotikëve, lojërave të fatit të paligjshme, armëmbajtjes pa leje, aksidenteve rrugore dhe kontrabandës

    Korçë-Në kuadër të operacionit “Drenova” u arrestua Mondi Mehmetllari

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.