Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë vijuar edhe këtë të enjte bojkotin e procesit mësimor, në kuadër të lëvizjes studentore të nisur ditët e fundit. Në mbështetje të tyre janë rreshtuar edhe një pjesë e pedagogëve të universitetit.
Ndryshe nga një ditë më parë, kur pas bojkotit studentët dolën në rrugët e qytetit për të vijuar protestën, sot nuk është zhvilluar marshim në bulevardet e Korçës.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se gjatë pasdites pritet të mblidhet sërish Këshilli Studentor, ku do të diskutohen hapat e mëtejshëm të lëvizjes dhe vijimësia e bojkotit.


