Prej rreth dy orësh, studentë dhe gjimnazistë në Korçë po zhvillojnë një protestë, e cila është shoqëruar me tensione dhe dëmtime të pronës publike.
Sipas informacioneve paraprake, protestuesit kanë dëmtuar hollin e gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, xhamat e Drejtorisë Arsimore, si dhe sinjalistikën rrugore në qytet.
Gjatë marshimit, të rinjtë kanë bllokuar disa nga rrugët kryesore të Korçës. Aktualisht, raportohet se është bllokuar edhe rruga pranë teatrit.
Deri më tani, dy persona janë shoqëruar nga policia. Gjithashtu, sipas informacioneve paraprake, njëri prej të rinjve ka sulmuar edhe drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Vilson Bala.
Protesta vijon, ndërsa situata në qytet mbetet e tensionuar.


