Një skandal seksual ka shpërthyer në Resnjë, ku në qendër të raportimit të medias maqedonase OhridSky është ish-kryetari i Bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko.
Sipas OhridSky, Themelko është kapur në një situatë intime me një grua në Resnjë, ngjarje që, sipas medias, është shoqëruar edhe me ndërhyrjen e policisë. Portali maqedonas e ka raportuar rastin si një incident të ndodhur në qytet dhe ka publikuar detaje mbi ngjarjen.
Edmond Themelko mendohet se këtë kryer marrëdhënie seksuale në një plevicë të Rresnjës me një doktoreshë të cilës i kishte premtuar se do e bënte drejtoreshe spitali.
Edmond Themelko është kapur nga bashkëshorti i doktoreshes dhe është fotografuar teksa ka kërkuar të largohet nga zona.
Por OhridSky nuk tërhiqet. Në përgjigjen ndaj demantit, redaksia deklaron se qëndron pas raportimit dhe burimeve të saj, duke kërkuar nga Policia dhe Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut të sqarojnë zyrtarisht nëse rasti është regjistruar.
Media thotë se nuk do të publikojë identitetin e gruas së përfshirë në ngjarje dhe këmbëngul se informacioni i publikuar nuk është tërhequr.
Edmond Themelko është njeriu që fyeu himnin shqiptar në prani të kryeministrit maqedonas së fundmi në Pustec.


