Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lajmësi nuk preket! Pas sulmeve ndaj mediave qëndrojnë gazetarë që i kanë kushtuar jetën informimit

    October 15, 2026

    Mesazhi i Peleshi: Të ulemi dhe debatojmë, mbi të gjitha interesi kombëtar

    October 15, 2026

    Korçë, përfundon pas 5 orësh protesta me tensione dhe përplasje, mbi 20 të rinj të shoqëruar

    October 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » ONE shkatërroi konkurrencën, tani shqiptarët po paguajnë faturën e duopolit celular
    Vendi

    ONE shkatërroi konkurrencën, tani shqiptarët po paguajnë faturën e duopolit celular

    July 30, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Përqendrimi i tregut të telefonisë celulare në vetëm dy kompani nuk ka vonuar të sjellë faturën e hidhur për shqiptarët. Të dhënat zyrtare nga Autoriteti Kombëtar i Komunikimeve Elektronike tregojnë se shpenzimet mesatare që qytetarët shqiptarë bëjnë për telefoninë u rritën me shifrën rekord 42.1 për qind në harkun kohor të tre viteve duke e shtuar faturën vjetore me gati 30 euro për person.

    ONE shkatërroi konkurrencën, tani shqiptarët po paguajnë

    Your browser does not support the video tag.

    Të dhënat zyrtare tregojnë se shtrenjtimi i shërbimeve celulare erdhi pikërisht pasi One bleu kompaninë Albtelekom, një blerje e cila praktikisht shkatërroi konkurrencën në tregun e telefonisë celulare në vend. Tashmë vetë institucionet që e miratuan blerjen, pranojnë se duopoli po rrit çmimet me ritme të shpejta.

    “Pas bashkimit të One me Albtelecom, tregu i shërbimeve celulare funksionon me dy operatorë, One Albania SHA dhe Vodafone Albania SHA, çka ka sjellë ndryshime edhe në strukturën e ofertave me pakicë. Gjatë kësaj periudhe (2023-2025) është konstatuar reduktim i numrit dhe larmisë së paketave tarifore, veçanërisht në segmentin me parapagesë, i shoqëruar me rritje të çmimeve të shumicës së paketave standarde dhe, në disa raste, me shtim të njësive të komunikimit,” konstaton Autoriteti i Komunikime Elektronike dhe Postare në një komunikim shkresor me Autoritetin e Konkurrencës.

    Gjithashtu, AKEP vëren se paketat me çmime më të ulëta (500–600 lekë) nuk ofrohen më në pikat fizike të shitjes, por vetëm nëpërmjet kanaleve digjitale të operatorëve, ndërsa paketat standarde me çmime 1,000– 1,100 lekë vijojnë të kenë përmbajtje të ulët interneti, duke orientuar konsumatorët drejt paketave me çmime më të larta.

    Ndërkohë vetë Autoriteti i Konkurrencës pranon se tashmë dy kompanitë celulare kanë një koordinim të heshtur në rritjen e çmimeve.

    “Gjatë periudhës hetimore 1 janar 2022 – 18 nëntor 2025, hetimi i thelluar evidentoi se Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA kanë ndjekur sjellje tregtare me karakteristika të ngjashme në lidhje me ofertat e shërbimeve celulare, përfshirë paketat me parapagesë, paketat me kontratë dhe shërbimet roaming. Nga analiza rezultoi se: çmimet e paketave kanë pësuar rritje progresive dhe të përafërta në kohë; ndryshimet janë aplikuar në kategori të njëjta ose të ngjashme shërbimesh; janë konstatuar nivele të larta ngjashmërie në strukturën dhe përmbajtjen e ofertave. Këto elemente janë evidentuar në mënyrë të përsëritur gjatë periudhës hetimore dhe reflektojnë një nivel të lartë ngjashmërie në sjelljen tregtare të ndërmarrjeve në tregun përkatës,” pranon Autoriteti i Konkurrencës.

    Sipas AK, analiza kronologjike e ndryshimeve të çmimeve dhe strukturës së paketave tregon se, në disa raste, pas ndryshimeve të ndërmarra nga njëra ndërmarrje në lidhje me çmimet ose përmbajtjen e paketave, ndërmarrja tjetër ka reaguar brenda intervaleve të afërta kohore, duke aplikuar ndryshime të ngjashme në nivel çmimi dhe në strukturën e ofertës (minuta, internet, SMS, vlefshmëri, roaming etj.).

    Por Konkurrenca thotë se nuk mund të provojë dot marrëveshje për fiksim çmimesh.

    “Gjatë hetimit nuk u administruan prova të drejtpërdrejta apo të tërthorta që të provojnë ekzistencën e kontakteve, komunikimeve, shkëmbimit të informacionit sensitiv tregtar apo të një mekanizmi koordinues ndërmjet ndërmarrjeve në lidhje me përcaktimin e çmimeve apo strategjive tregtare,” thotë Konkurrenca.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Lajmësi nuk preket! Pas sulmeve ndaj mediave qëndrojnë gazetarë që i kanë kushtuar jetën informimit

    October 15, 2026

    Mesazhi i Peleshi: Të ulemi dhe debatojmë, mbi të gjitha interesi kombëtar

    October 15, 2026

    Korçë, përfundon pas 5 orësh protesta me tensione dhe përplasje, mbi 20 të rinj të shoqëruar

    October 15, 2026

    Aksident tragjik në Pogradec, humb jetën 31-vjeçari Valentino Maxhari

    October 15, 2026
    TE FUNDIT

    Lajmësi nuk preket! Pas sulmeve ndaj mediave qëndrojnë gazetarë që i kanë kushtuar jetën informimit

    October 15, 2026

    Mesazhi i Peleshi: Të ulemi dhe debatojmë, mbi të gjitha interesi kombëtar

    October 15, 2026

    Korçë, përfundon pas 5 orësh protesta me tensione dhe përplasje, mbi 20 të rinj të shoqëruar

    October 15, 2026

    Aksident tragjik në Pogradec, humb jetën 31-vjeçari Valentino Maxhari

    October 15, 2026
    EKSKLUZIVE

    E bujshme: Drejtuesit e Pogradecit shkarkojnë drejtorin e klubit, Ylli Çekiçi

    Gjoka: Boshti i Skënderbeut ai i sezonit të kaluar, presim afrime

    Studimi, shkolla shqipe e Trebickës, 35 vjet para Mesonjetores së Korçës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.