Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Dr. Redina Agolli, neurologia që ka zgjedhur Pogradecin si qytetin e jetës dhe profesionit

    September 11, 2026

    3.4 milionë euro në Dardhë, projektet ndryshojnë rrugës – Zipline 580 mijë euro mbetet pezull

    September 11, 2026

    Pustec/ Mjekët bullgarë rikthehen me vizita falas, për herë të parë bashkohen specialistët shqiptarë: “Duam të jemi më afër Shqipërisë”

    September 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Dr. Redina Agolli, neurologia që ka zgjedhur Pogradecin si qytetin e jetës dhe profesionit
    Vendi

    Dr. Redina Agolli, neurologia që ka zgjedhur Pogradecin si qytetin e jetës dhe profesionit

    September 11, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    E lindur dhe rritur në Devoll, në një familje të ndërtuar mbi dashurinë, parimet dhe vlerat njerëzore, Dr. Redina Agolli ka zgjedhur mjekësinë si profesion dhe Pogradecin si vendin ku do të ndërtonte jetën e saj profesionale.

    Pas përfundimit të studimeve të larta pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin 2015, ajo nisi të punojë në Pogradec, qytet me të cilin do të lidhej jo vetëm profesionalisht, por edhe emocionalisht.
    Prej katër vitesh, pasi është diplomuar si mjeke specialiste në Neurologji, Dr. Agolli ushtron profesionin pranë Spitalit të Pogradecit, duke u shërbyer pacientëve të qytetit dhe zonave përreth.
    Në punën e saj të përditshme ajo trajton një gamë të gjerë patologjish neurologjike, përfshirë aksidentet vaskulare cerebrale ishemike dhe hemorragjike, epilepsinë, dhimbjet e kokës, patologjitë degjenerative të kolonës vertebrale, sëmundjet demielinizante, demencat dhe polineuropatitë me shkaqe të ndryshme.
    Kualifikimi i saj profesional ka vijuar edhe pas specializimit. Gjatë viteve të studimeve pasuniversitare dhe periudhës së ushtrimit të profesionit, ajo ka ndjekur trajnime dhe aktivitete profesionale të lidhura me EAN, EFNS, CONY dhe ECTRIMS, duke synuar përditësimin e vazhdueshëm të njohurive në fushën e neurologjisë.
    Për Dr. Agollin, të ushtrosh profesionin pranë qytetit ku jeton është më shumë se një detyrë profesionale.
    “Të shërbesh pranë qytetit ku banon është jo vetëm profesion, por mision dhe sfidë e çdo dite për të qenë sa më afër pacientëve dhe familjeve të tyre”, shprehet ajo.
    Një pjesë e rëndësishme e punës së saj është edhe shërbimi në urgjencë, në çdo orë të ditës dhe natës, si dhe bashkëpunimi me kolegët dhe ekipet e tjera mjekësore.
    Historia profesionale e Dr. Redina Agollit është edhe një shembull i mjekut që ka zgjedhur të ndërtojë karrierën dhe të japë kontributin e tij aty ku jeton, duke e parë shërbimin ndaj pacientëve jo vetëm si profesion, por si një përgjegjësi dhe mision njerëzor.

    Your browser does not support the video tag.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    3.4 milionë euro në Dardhë, projektet ndryshojnë rrugës – Zipline 580 mijë euro mbetet pezull

    September 11, 2026

    Pustec/ Mjekët bullgarë rikthehen me vizita falas, për herë të parë bashkohen specialistët shqiptarë: “Duam të jemi më afër Shqipërisë”

    September 11, 2026

    Kolonjë, kultivuan 270 bimë kanabisi pranë banesës, arrestohen dy bashkëshortë

    September 10, 2026

    Kur pëllumbat bëhen jetë, 28 vite pasion në Pogradec

    September 7, 2026
    TE FUNDIT

    Dr. Redina Agolli, neurologia që ka zgjedhur Pogradecin si qytetin e jetës dhe profesionit

    September 11, 2026

    3.4 milionë euro në Dardhë, projektet ndryshojnë rrugës – Zipline 580 mijë euro mbetet pezull

    September 11, 2026

    Pustec/ Mjekët bullgarë rikthehen me vizita falas, për herë të parë bashkohen specialistët shqiptarë: “Duam të jemi më afër Shqipërisë”

    September 11, 2026

    Kolonjë, kultivuan 270 bimë kanabisi pranë banesës, arrestohen dy bashkëshortë

    September 10, 2026
    EKSKLUZIVE

    “Gjith’ Korça”, një dedikim për qytetin e serenatave/ Vjen hiti më i ri nga Devis Xherahu

    Fuqizimi i aftësive profesionale në IEVP Korçë, planifikohen kurse të reja për vitin 2026

    “ME TY” – mesazhi i Dejv Hoxhës për të rinjtë që vuajnë nga depresioni

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.