Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026

    Kapet në Greqi 26-vjeçari nga Korça, dyshohet se vrau me thikë shqiptarin në Selanik në vitin 2020

    November 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » 3.4 milionë euro në Dardhë, projektet ndryshojnë rrugës – Zipline 580 mijë euro mbetet pezull
    Vendi

    3.4 milionë euro në Dardhë, projektet ndryshojnë rrugës – Zipline 580 mijë euro mbetet pezull

    September 11, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    3.4 milionë euro investim, fonde europiane dhe publike, punime që nisin, ndërpriten dhe tani… një projekt i ri që duhet të ndryshojë projektin e vjetër.

    Your browser does not support the video tag.

    Kjo është historia e investimit për zhvillimin e turizmit në Dardhë, Arrëz, Sinicë dhe Nikolicë.

    Në kuadër të tij ishte parashikuar edhe “Dardha Zipline”, me një vlerë prej rreth 580 mijë eurosh me TVSH.
    Punimet nisën, por nuk shkuan larg. Tani janë ndërprerë dhe askush nuk mund të japë një datë se kur do të përfundojë Zipline.

    Arsyeja?

    Sepse në zonë është njoftuar një tjetër projekt turistik dhe tashmë duhet rishikuar projekti ekzistues.
    Me pak fjalë, një projekt që kishte marrë fondet, kishte hyrë në zbatim dhe kishte një plan të përcaktuar, duhet të presë një projekt tjetër.
    Dhe këtu historia bëhet edhe më interesante.
    Fondi Shqiptar i Zhvillimit thotë se deri tani nuk ka paguar asnjë lek për kontraktorin e “Dardha Zipline”.

    Por punimet kanë nisur.
    Pra, kemi një projekt publik me vlerë qindra mijëra euro, ku puna nis, më pas ndërpritet dhe tani pritet të ndryshohet projekti, ndërsa kontraktori ende nuk është paguar.

    Kush mban përgjegjësi për këtë situatë?
    Kush e planifikoi investimin fillestar?
    Kush e miratoi?
    Pse nisi zbatimi nëse në të njëjtën zonë po planifikohej një tjetër ndërhyrje turistike?
    Dhe sa do të kushtojë në fund kjo histori?

    Sepse këtu nuk bëhet fjalë për një projekt privat që ndryshon sipas dëshirës së pronarit.
    Bëhet fjalë për miliona euro investime publike dhe europiane.
    Dhe ndërsa projektet rishikohen në zyra, Dardha vazhdon të presë investimet e premtuara në terren.

    Zipline, që duhej të ishte një prej atraksioneve të reja turistike të zonës, sot është kthyer në një tjetër projekt që pret projektin e radhës për të ditur se si do të bëhet.
    3.4 milionë euro në letër. Në terren, pritje.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026

    Kapet në Greqi 26-vjeçari nga Korça, dyshohet se vrau me thikë shqiptarin në Selanik në vitin 2020

    November 1, 2026

    Selenica, tokë e pasur, njerëz të varfër – Njerëzit e Fshatit

    November 1, 2026

    Kolonjë, nis edicioni i tetë i kolonisë së piktorëve, së shpejti çelet galeria e arteve pamore

    November 1, 2026
    TE FUNDIT

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026

    Kapet në Greqi 26-vjeçari nga Korça, dyshohet se vrau me thikë shqiptarin në Selanik në vitin 2020

    November 1, 2026

    Selenica, tokë e pasur, njerëz të varfër – Njerëzit e Fshatit

    November 1, 2026
    EKSKLUZIVE

    Motorally 2026 ndez motorët, starton Kampionati Kombëtar i Motoçiklizmit

    Përgjimet ekskluzive, si i kërcënonte Braçellari banorët: O spiun, do të tërheq zvarrë me kalë, do të…

    Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë, pika kyçe e turizmit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.