Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Nga pensionet te rrugët dhe uji, shqetësimet e banorëve përballë deputetëve në juglindje

    September 5, 2026

    Breshëri shkatërron fasulen në Devoll, fermerët: “Mbi 80% e prodhimit ka shkuar dëm”

    September 4, 2026

    Kolonja e Maliqi pa “Prani Besnike”, nisin takimet në Korçë

    September 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Nga pensionet te rrugët dhe uji, shqetësimet e banorëve përballë deputetëve në juglindje
    Vendi

    Nga pensionet te rrugët dhe uji, shqetësimet e banorëve përballë deputetëve në juglindje

    September 5, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në kuadër të takimeve të “Pranisë Besnike”, të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama, deputetët e juglindjes janë përballur me një sërë shqetësimesh dhe kërkesash të banorëve, nga çështjet e pronësisë e pensionet, deri te rrugët, ndriçimi dhe furnizimi me ujë të pijshëm.

    Një prej rasteve të ngritura është ai i një të moshuari, i cili prej 11 vitesh kërkon pensionin e plotë të minatorit. Ai thotë se ka punuar 14 vite nëntokë dhe, pavarësisht se ka fituar të drejtën përmes një vendimi gjykate, ende nuk përfiton pensionin që pretendon.

    Your browser does not support the video tag.

    Në zonat rurale, shqetësimet kryesore vijojnë të lidhen me infrastrukturën. Banorët kërkojnë ndërhyrje në rrugë, ujësjellës dhe ndriçimin rrugor. Një prej tyre shprehet se problematika është e vjetër dhe kujton premtimet e bëra ndër vite, duke përmendur edhe ish-deputeten Blerina Gjylameti, ndërsa rruga drejt fshatit Senisht ende nuk është zgjidhur.

    Mes shqetësimeve ka edhe banorë që shprehen optimistë për përmbushjen e kërkesave. Një i moshuar thotë se ka shpresë që punët e kërkuara të realizohen në masën 70-80%.

    Takimet e deputetëve janë zhvilluar në Maliq, Korçë dhe Devoll, ku ndër kërkesat kryesore të fermerëve kanë qenë gjetja e tregjeve për shitjen e produkteve, mbështetja më e madhe për bujqësinë dhe përmirësimi i rrugëve që lidhin parcelat bujqësore.

    Takimet pritet të vijojnë edhe në zona të tjera të qarkut, me synimin për të mbledhur nga afër problematikat dhe kërkesat e banorëve.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Breshëri shkatërron fasulen në Devoll, fermerët: “Mbi 80% e prodhimit ka shkuar dëm”

    September 4, 2026

    Kolonja e Maliqi pa “Prani Besnike”, nisin takimet në Korçë

    September 4, 2026

    Vijojnë kërkimet për autorin e plagosjes në Korçë, kontrolle në postblloqe dhe sekuestrim kamerash

    September 4, 2026

    Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, pasuria dhe lidhjet profesionale të ministres së re

    September 3, 2026
    TE FUNDIT

    Nga pensionet te rrugët dhe uji, shqetësimet e banorëve përballë deputetëve në juglindje

    September 5, 2026

    Breshëri shkatërron fasulen në Devoll, fermerët: “Mbi 80% e prodhimit ka shkuar dëm”

    September 4, 2026

    Kolonja e Maliqi pa “Prani Besnike”, nisin takimet në Korçë

    September 4, 2026

    Vijojnë kërkimet për autorin e plagosjes në Korçë, kontrolle në postblloqe dhe sekuestrim kamerash

    September 4, 2026
    EKSKLUZIVE

    Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

    Vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë/ Dyshohet se u konfliktuan pak para ngjarjes, viktima kishte thikë në dorë

    Tarifat e Reja të Unifikuara për Shërbimet Ujësjellës-Kanalizime në Qarkun e Korçës Hyjnë në Fuqi nga 1 Gushti 2025

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.