Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në Devoll, pasi dyshohet se po transportonin lëndë narkotike.
Në pranga kanë përfunduar H.C., 28 vjeç dhe Sh.D., 27 vjeç. Sipas policisë, ata u ndaluan teksa udhëtonin me një automjet në një rrugë dytësore që lidh një fshat me aksin Korçë-Bilisht.
Gjatë kontrollit, dyshohet se nga automjeti është hedhur një qese me lëndë narkotike cannabis sativa.
Kontrollet vijuan edhe në banesat e dy të rinjve, ku në shtëpinë e 28-vjeçarit u gjetën fara të dyshuara narkotike.
Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.


