Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Apel për ndihmë për Marisa Bramkën, 9-vjeçarja nga Devolli që po lufton me kancerin

    October 10, 2026

    “Do shkojmë në Korçë me pasaportë”, banorët e Maliqit kundër shkrirjes së bashkisë

    October 10, 2026

    Tjetër kandidat i pavarur në Pogradec për bashkinë, zbuloni emrin

    October 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik në terren
    Vendi

    Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik në terren

    August 26, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Pas konfirmimit të rastit të parë me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik në qarkun e Korçës.

    Një ekip specialistësh të ISHP-së nga Tirana ka mbërritur në terren për hetimin entomologjik dhe depistimin në vatër, me qëllim identifikimin e mushkonjave që transmetojnë virusin dhe marrjen e masave të nevojshme për kontrollin e tyre.

    Your browser does not support the video tag.

    Rasti i konfirmuar i përket një 72-vjeçari nga Korça, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës dhe po merr trajtimin mjekësor. Dyshohet se ai është pickuar nga një mushkonjë gjatë qëndrimit në një lulishte në qytet.

    Specialistët po kryejnë kontrolle në zona të ndryshme të qarkut, ndërsa pritet edhe dezinfektimi dhe trajtimi i zonave ku mund të konstatohet prania e mushkonjave bartëse.

    Ethet e Nilit Perëndimor transmetohen te njerëzit përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Në shumicën e rasteve infeksioni mund të mos shfaqë simptoma, ndërsa në raste të rënda mund të prekë sistemin nervor dhe të shkaktojë komplikacione serioze.

    ISHP vijon monitorimin në terren për të përcaktuar praninë dhe përhapjen e mushkonjës bartëse dhe masat që do të ndërmerren për parandalimin e rasteve të tjera.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Apel për ndihmë për Marisa Bramkën, 9-vjeçarja nga Devolli që po lufton me kancerin

    October 10, 2026

    “Do shkojmë në Korçë me pasaportë”, banorët e Maliqit kundër shkrirjes së bashkisë

    October 10, 2026

    Tjetër kandidat i pavarur në Pogradec për bashkinë, zbuloni emrin

    October 10, 2026

    Ahmataj pas humbjes ndaj Teutës: “Nuk na përballojnë dot, po shohim çudira”

    October 10, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Zjarri shkrumbon fermën me 170 krerë në Çerravë, Bashkia Pogradec garanton dëmshpërblim të plotë

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    Merkato për dublim rolesh, Egnatia “pazar” në Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.