Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Zjarr në Maliq- Opar, në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston mbrojtësin Reild Kurti, 23-vjeçari synon të bindë Ahmatajn

    August 3, 2026

    Skënderbeu pret Kukësin në miqësore, gjashtë futbollistë korçarë në radhët e verilindorëve

    August 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Vrabevski për Pustecin: E rëndësishme është respektimi i të drejtave të minoritetit bullgar
    Vendi

    Vrabevski për Pustecin: E rëndësishme është respektimi i të drejtave të minoritetit bullgar

    June 14, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Filantropi i njohur bullgar Milen Vrabevski ka komentuar nga Korça diskutimet për një reformë të mundshme të hartës territoriale në Shqipëri dhe ndikimin që ajo mund të ketë mbi Bashkinë e Pustecit.

    I pyetur nëse një riorganizim territorial mund të rrezikojë ekzistencën e bashkisë me shumicë minoritare, Vrabevski u shpreh se kjo është një çështje që i takon politikës shqiptare dhe institucioneve të vendit për ta vendosur.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas tij, fokusi kryesor nuk është ndarja administrative, por garantimi i të drejtave të komunitetit bullgar në Shqipëri. Ai kujtoi se në vitin 2017 Parlamenti shqiptar njohu zyrtarisht minoritetin bullgar, i cili sot përbën një nga komunitetet më të mëdha minoritare në vend.

    Vrabevski theksoi se angazhimi i tij lidhet me mbështetjen e komunitetit bullgar në fusha të ndryshme, duke përfshirë shëndetësinë, arsimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Ai shtoi se organizatat që përfaqëson po investojnë për zgjidhjen e problemeve të komunitetit dhe për forcimin e të drejtave të tij.

    “Ne jemi këtu për të investuar te komuniteti bullgar, te të drejtat e tyre, te qendrat shëndetësore dhe arsimi. Për ne më e rëndësishme është që të drejtat e komunitetit të respektohen dhe problemet e tyre të marrin zgjidhje”, u shpreh ai.

    Filantropi bullgar vlerësoi gjithashtu rrugën europiane të Shqipërisë, duke theksuar se respektimi i të drejtave të pakicave dhe standardeve europiane mbetet një element i rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Zjarr në Maliq- Opar, në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq

    August 3, 2026

    Nafta shtrenjtohet sërish, qytetarët kërkojnë më shumë kontroll dhe transparencë në treg

    August 3, 2026

    Edmond Spaho për maliqarët; “U shitët për thasë mielli, hipokritë, të pafytyrë”

    August 3, 2026

    Tentoi të vidhte banesën në Goskovë, arrestohet 49-vjeçari që ishte me “Arrest në shtëpi”

    August 3, 2026
    TE FUNDIT

    Zjarr në Maliq- Opar, në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston mbrojtësin Reild Kurti, 23-vjeçari synon të bindë Ahmatajn

    August 3, 2026

    Skënderbeu pret Kukësin në miqësore, gjashtë futbollistë korçarë në radhët e verilindorëve

    August 3, 2026

    Nafta shtrenjtohet sërish, qytetarët kërkojnë më shumë kontroll dhe transparencë në treg

    August 3, 2026
    EKSKLUZIVE

    Deklarata e fortë e punonjëses se bashkisë Maliq; “Protestoj edhe sepse kërcënohem”

    Kolonja e dëgjuar dhe Kamniku i shenjtë janë pëllëmbë e histori, lashtësi, e lavdi të përmbi 118 patriotëve të rilindjes kombëtare

    “Pedonalja pa zë… Qyteti pa njerëz” – Nga Agim Xhafka

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.