Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Rama paralajmëron kryebashkiakët e rretheve që “punojnë” nga Tirana: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë!

    June 24, 2026

    62 mijë gjedhë më pak në 5 vite, blegtoria në rënie të fortë, fshati po zbrazet nga bagëtitë

    June 24, 2026

    4 muajt e parë të vitit 2026: SIGAL dëmshpërbleu 17 milionë euro në rajon

    June 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » 62 mijë gjedhë më pak në 5 vite, blegtoria në rënie të fortë, fshati po zbrazet nga bagëtitë
    Vendi

    62 mijë gjedhë më pak në 5 vite, blegtoria në rënie të fortë, fshati po zbrazet nga bagëtitë

    June 24, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Blegtoria, dikur burim jete dhe gjallërie për fshatrat shqiptare, asaj së cilës rilindasi Naim Frashëri i thuri një himn të gjallë, po shuhet. Livadhet që dikur shkeleshin nga thundrat e lopëve dhe mbusheshin me blegërima të deleve e dhive, tani janë bosh e të heshtura. Nga mbi 337 mijë në 2021-shin, vitin e shkuar në vend pati më pak se 275 mijë gjedhë. Mbi 62 mijë gjedhë më pak në harkun e 5 viteve.

    Ndoc Faslia, pedagog, shprehet: “Dy janë arsyet kryesore. Së pari, largimi i banorëve nga fshati, së dyti është falimentimi i disa komplekseve blegtorale në Shqipëri”.

    Your browser does not support the video tag.

    Rënia dramatike e prodhimit të qumështit është shenja më e qartë e një krize që prek jo vetëm ekonominë rurale, por edhe traditën dhe jetën e përditshme. Nga mbi 1 milionë tonë në 2021-shin, vjet u grumbullua një sasi prej më pak se 876 tonësh. Gati 130 mijë tonë më pak në harkun e 5 viteve.

    Donjaldo Hoxha, ekspert i sektorit, thotë se: “Kjo rënie është alarmante. Shkaqet kryesore janë mungesa e subvencioneve të qëndrueshme, çmimet e ulëta tëqumështit në treg dhe migrimi i të rinjve nga fshati. Pa masa të menjëhershme, blegtoria shqiptare do të vazhdojë të dobësohet”.

    Në këtë heshtje të fushave, ku fshatrat po kërkojnë dritën e rilindjes së vërtetë, që tejkalon fjalët dhe premtimet, ngrihet nevoja për një ringjallje që t’i rikthejë gjallërinë tokës dhe njerëzve që i kanë dhënë jetë për shekuj me radhë.

    “Kjo krizë nuk prek vetëm ekonominë, kuferi bujqësor i familjeve po shkatërrohet. Një numër i madh familjesh rurale që varen direkt nga blegtoria dhe qumështi për të mbijetuar, sot po përballen me varfëri dhe pasiguri ekonomike”, shprehet Faslia.

    “Në thelb, blegtoria dhe prodhimi i qumështit janë sot një pasqyrë e sfidave më të gjera sociale dhe ekonomike që përballen fshatrat shqiptare, një thirrje për një rilindje të vërtetë, që të rikthejë “dritën e mëngjesit” dhe gjallërinë në fushat e Shqipërisë, si në poezinë e Naimit”, thotë Hoxha.

    Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se 42 për qind e blegtorisë shqiptare përbëhet nga gjedhët, pasur nga të imtat dhe njëthundrakët.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Rama paralajmëron kryebashkiakët e rretheve që “punojnë” nga Tirana: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë!

    June 24, 2026

    4 muajt e parë të vitit 2026: SIGAL dëmshpërbleu 17 milionë euro në rajon

    June 24, 2026

    Nga banesat pa izolim te faturat e papërballueshme: si po rritet cenueshmëria klimatike në Shqipëri?

    June 24, 2026

    “Frikërat për Zvërnecin janë të sajuara,” Besa Spaho: Protesta, ingranim i strukturave të huaja për të penguar zhvillimin e vendit

    June 23, 2026
    TE FUNDIT

    Rama paralajmëron kryebashkiakët e rretheve që “punojnë” nga Tirana: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë!

    June 24, 2026

    62 mijë gjedhë më pak në 5 vite, blegtoria në rënie të fortë, fshati po zbrazet nga bagëtitë

    June 24, 2026

    4 muajt e parë të vitit 2026: SIGAL dëmshpërbleu 17 milionë euro në rajon

    June 24, 2026

    Nga banesat pa izolim te faturat e papërballueshme: si po rritet cenueshmëria klimatike në Shqipëri?

    June 24, 2026
    EKSKLUZIVE

    Zhduket e miutura në Korçë, e motra: Nuk ka ardhur në shtëpi prej një jave

    Aksident në aksin Zvezdë–Zëmblak, automjeti përplas tufën e bagëtive: 15 krerë të shtypur

    Korçë – Ndërron jetë turisti grek në hotel

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.