Teta Landi ka qenë për shumë vite drejtoreshë e Pediatrisë, ndërsa pas këtij angazhimi ka shërbyer si mjeke në disa fshatra, duke u përkushtuar ndaj shëndetit të njerëzve.
Një grua me zemër të madhe, për të cilën familjarët thonë me dashuri: “Robi i Zotit, më të mirë s’ka se Teta Landi!”
Ndërsa Ceni ka ushtruar profesionin e mjekut të familjes, duke ia kushtuar jetën shërbimit ndaj njerëzve. Me origjinë nga Peja e Kosovës, ai ka ndërtuar së bashku me Viollandën një familje të bukur.
Nga dashuria e tyre kanë ardhur në jetë dy fëmijë, Blerta dhe Arbeni, që sot janë dëshmia më e bukur e kësaj historie 55-vjeçare.
55 vite krah për krah, në të mira e në të vështira, me dashuri, respekt dhe përkushtim.
Gëzuar 55-vjetorin, Viollandi dhe Ceni! Qofshi gjithmonë të bekuar! ❤️


