33 vjeçari M.H i ka dhënë fund jetës në mjediset e shtëpisë së tij në fshatin Kreshpanj të bashkisë së Maliqit
Burime të siguruara pranë grupit të tij se 33 vjeçari me profesion mësues në kryeqytet kishte disa ditë që kishte ardhur pranë prindërve të tij dhe ditën e sotme me armën e gjahut të babait të vet është vetëvrarë
Të njëjtat burime thanë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentet e një tronditje të thellë psikologjike të mësuesit M.H
Grupi i hetimit po heton për shkaqet e ngjarjes së ndodhur mëngjesit e sotëm në fshatin Kreshpanj