Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Bitincka e Devollit mes minierës së shkatërruar dhe varfërisë

    May 13, 2026

    Kirurgu Nikolla Nunka shtrohet në spital pas arrestimit për ngacmim seksual, nën monitorim në Korçë

    May 13, 2026

    Avokatja Refxhei Tola: Ka denoncime të tjera ndaj mjekut Niko Nunka, gratë dhe vajzat të flasin

    May 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » U përplas me barrierën dhe u arratis/ 26-vjeçari transportonte 8 emigrantë të paligjshëm
    Vendi

    U përplas me barrierën dhe u arratis/ 26-vjeçari transportonte 8 emigrantë të paligjshëm

    June 27, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Vijojnë operacionet për kapjen e shtetasve që transportojnë emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt fitimit, për t’iu dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

    Transportonte drejt Tiranës, 8 emigrantë nga Vendet e Treta, shpallet në kërkim 26-vjeçari.

    Your browser does not support the video tag.

    Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, organizuan punën për goditjen e këtij rasti.

    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plloça”, në Qafë Plloçë, Pogradec, u konstatua automjeti i dyshuar për transportimin e emigrantëve.

    Në momentin që drejtuesi i automjetit ka konstatuar shërbimet e Policisë, ai ka shtuar shpejtësinë dhe në tentativë për t’u larguar, e ka përplasur automjetin me barrierrën anësore të rrugës, më pas ka braktisur automjetin dhe është larguar me këmbë, në një terren malor.

    8 emigrantët kanë tentuar të largohen, por janë kapur nga shërbimet e Policisë, disa metra më larg.

    Nga veprimet hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi K. F. allias K. P., 26 vjeç, banues në Maliq, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Vijon puna për kapjen e tij.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Emigrante Tirane
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Bitincka e Devollit mes minierës së shkatërruar dhe varfërisë

    May 13, 2026

    Kirurgu Nikolla Nunka shtrohet në spital pas arrestimit për ngacmim seksual, nën monitorim në Korçë

    May 13, 2026

    Avokatja Refxhei Tola: Ka denoncime të tjera ndaj mjekut Niko Nunka, gratë dhe vajzat të flasin

    May 13, 2026

    Ndërron jetë në spital Begator Mustafa, 38-vjeçari i cili u vetëvar në portën e shtëpisë së tij.

    May 13, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    “Nga guri, lindi shpresa”, historia e Danjel Novakut nga Rrodokali i Pogradecit

    Një qytet në hi: Masakra e fshehur e Korçës dhe shkatërrimi i Kasabasë

    Devolli drejt boshatisjes, fshati Vishocicë me 10 nxënës! Banori: Djemtë pa martuar, duhen rimorkio me nuse

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.