Të lehtë duket se do e ketë garën këtë herë Vangjel Tavo në Himarë, ku duket se kandidat do të jetë përsëri Petro Gjikuria, i cili duket se nuk ka zënë mënd nga humbja e thellë e para katër viteve.
Në fakt, Petro Gjikuria para disa ditësh ka reaguar në rrjetet sociale duke akuzuar Tavon për mungesën e rrënjëve të tij familje dhe Himarën, ndërsa rrjeti u mor me një gafë të Petros, kur thoshte se dëmet e përllogaritura nga menaxhimi i keq i bashkisë Himarë shkojë deri në 500%.
E mesa duket, ka përfituar Tavo, si politikan i vjetër, duke e ftuar fillimisht të shpjegohet për shifrën “alla Luli”, ndërsa e ka ftuar Petron edhe të marrë pjesë në këshillin bashkiak bashkë me skuadrën e vet, për të bërë një përballje të debatit politik lokal.
Vangjel Tavo i ka kujtuar Gjikurise se gjithë premtimet e dhëna janë mbajtur ndërsa Gjikuria mendohet se po këshillohet nga persona të cilët e shohin nga duart dhe jo nga mendja. Duart i ka plot, mendjen, vështirë ta thuash…


