Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Festa e Lakrorit në Polenë, tradita që mbledh mijëra vizitorë

    August 8, 2026

    Arrestohen 2 persona në Korçë, po transportonin 28 emigrantë drejt Malit të Zi

    August 8, 2026

    Ekspozitë me fotografi historike në Maliq, dëshmi të rralla nga Lufta Italo-Greke

    August 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Skënderbu konfirmon trajnerin Gjoka, drejtori Gjançi: Viti i fundit i dënimit, kthehemi në elitë!
    Vendi

    Skënderbu konfirmon trajnerin Gjoka, drejtori Gjançi: Viti i fundit i dënimit, kthehemi në elitë!

    May 29, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Zgjohet Skënderbeu! Prej disa javësh ka pasur shumë pikëpyetje rreth së ardhmes së skuadrës korçare, pasi që nga përfundimi i sezonit të shkuar mungonte një zë zyrtar nga klubi. Dështimi ka qenë aq i hidhur në kampin korçar, pasi askush nuk e priste disfatën në javën e fundit në shtëpi ndaj Bylisit, humbje që solli edhe zbritjen në Kategorinë e Parë.

     

    Your browser does not support the video tag.

     

    Ka pasur shumë pikëpyetje gjatë kësaj periudhe, duke nisur nga e ardhmja e trajnerit, apo largimet dhe afrimet e mundshme në ekip. Të gjitha këtyre pikëpyetjeve, për “Panorama Sport” u jep përgjigje drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjançi, i cili bllokon një kalim të mundshëm të Ernest Gjokës drejt Flamurtarit. Drejtori tregon edhe objektivin e Skënderbeut në sezonin e ri, ku padyshim kërkohet rikthimi direkt në elitën e futbollit shqiptar.

     

    Ardi, një lajm ka ardhur nga Vlora në gazetën tonë, ku flitet se trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka, është kandidat për të marrë drejtimin e Flamurtarit, cili është komenti juaj?

    Nuk e di se cili do të jetë trajneri i Flamurtarit për sezonin 2025-‘26, por mund të konfirmoj që trajneri i Skënderbeut për sezonin e ardhshëm do të jetë Ernest Gjoka.

    Keni folur me trajnerin, çfarë ekipi do të krijohet për sezonin e ri?

     

     

    Me thënë të drejtën, ekipi i sezonit të ardhshëm nuk është se do të ketë nevojë për shumë ndërhyrje. Te Skënderbeu besoj se mund të afrohen 3 ose 4 lojtarë, sepse pjesa e mbetur e futbollistëve janë aktualisht nënkontratë. E konfirmoj që nuk do të largohet asnjeri, me përjashtim të ndonjë surprize, që mund të vijë ndonjë ofertë për ndonjë lojtar të cilës ne nuk mund t’i rezistojmë dot. Kjo është edhe një marrëveshje me lojtarët, që nëse ka një ofertë nga ndonjë klub më i mirë apo jashtë, patjetër që nuk do t’i pengojmë.

    Po afrime do të ketë dhe cili është objektivi i Skënderbeut?

    Për të zëvendësuar këto 3-4 vende bosh nga lojtarët që u larguan dhe nga nevojat që ka trajneri, jemi duke punuar kryesisht në tregun e huaj. Emra konkretisht nuk mund të përmend, por mund të them që synimi i Skënderbeut është rikthimi sa më shpejt në elitë, duke pasur parasysh se viti i ardhshëm, është viti i fundit që ne, edhe po të ishim në Superiore, nuk do të luftonim për Kupat e Europës.

    Mund të themi që ky mund të jetë viti 0 për Skënderbeun dhe nga sezoni tjetër do jetë një kapitull i ri për korçarët?

    Nuk e di ta përcaktoj fiks është viti 0 apo jo, por di të them që tifozët e Skënderbeut do të jenë sërish tifozët më krenarë në shqiptari për një kohë jo shumë të gjatë.

    Edhe pse ende herët për të folur, sa i vështirë do të jetë rikthimi në Superiore, apo diçka e tillë nuk diskutohet që do të arrihet në ambientin bardhekuq?

    Patjetër që do të jetë i vështirë dhe i luftuar. Gjithsesi, ne do të marrim me seriozitet çdo ndeshje dhe me respekt për çdo kundërshtar, por Skënderbeu nuk mund të ketë objektiv tjetër, përveçse të kthehet në elitë, aty ku i takon.

    Kur mendohet të rinisë nga puna skuadra për sezonin e ri?

    Do të fillojmë më 25 qershor.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Korçë Skënderbeu
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Festa e Lakrorit në Polenë, tradita që mbledh mijëra vizitorë

    August 8, 2026

    Arrestohen 2 persona në Korçë, po transportonin 28 emigrantë drejt Malit të Zi

    August 8, 2026

    Fluks i lartë në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mbi 19 mijë hyrje në 48 orët e fundit.

    August 7, 2026

    Punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë, Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

    August 7, 2026
    TE FUNDIT

    Festa e Lakrorit në Polenë, tradita që mbledh mijëra vizitorë

    August 8, 2026

    Arrestohen 2 persona në Korçë, po transportonin 28 emigrantë drejt Malit të Zi

    August 8, 2026

    Ekspozitë me fotografi historike në Maliq, dëshmi të rralla nga Lufta Italo-Greke

    August 7, 2026

    Skënderbeu përforcon ekipin e volejbollit, zyrtarizohet kolumbiania Nathalia Borrero Acosta

    August 7, 2026
    EKSKLUZIVE

    Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole, i emëruar në këtë pozicionin më vitin 2022

    Korça, destinacion i preferuar i grupeve turistike gjatë sezonit të vjeshtës

    Zjarr mbi Dishnicë, dyshohet e qëllimshme

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.