Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    4 NËNA ME FËMIJË NË BURG, NJËRA ME FOSHNJËN 3-MUAJSHË

    October 7, 2026

    Avokati i Popullit në IEVP Pojskë: Verifikim për nënën që qëndron me foshnjën 4-muajshe

    October 7, 2026

    18-vjeçari Florian Matraku ndërron jetë pas aksidentit në aksin Korçë-Maliq

    October 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » INSTAT; “312 biznese mbyllen në Korçë”
    Vendi

    INSTAT; “312 biznese mbyllen në Korçë”

    June 26, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ekonomia e vendit është dukje ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla drejt qendrave të mëdha urbane si Tirana dhe Durrësi dhe tkurrje ne qarqet e tjera.

    Numri i bizneseve me 1 deri në 4 punonjës në Shqipëri është rritur lehtë në vitin 2024 me vetëm 1 për qind në krahasim me një vit më parë, por shpërndarja sipas qarqeve ishte me rënie në shumicën e tyre në sinkron më lëvizjet e popullsisë.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT nga 12 qarqe të vendit në 8 prej tyre numri i bizneseve me 1–4 punonjës ka shënuar rënie. Reduktimi në 2024 ishte më i theksuar në Korçë me 312 biznese më pak ose −5.21 për qind në raport me 2023. Pas saj vijnë Elbasani me minus 302 biznese ose −4.07 për qind dhe Gjirokastra me minus 48 biznese ose me rënie 2 për qind.

    Qarqet si Shkodra, Dibra, Berati, Fieri dhe Kukësi shënuan ulje të lehta që variojnë nga −0.55% deri në −1 për qind.

    Kryeqyteti vijon të jetë epiqendra e aktivitetit ekonomik. Tirana ka shtuar 1.489 biznese të vogla brenda një viti, duke shënuar një rritje vjetore prej 2.81 për qind. Ky është kontributi më i madh në rritjen kombëtare dhe tregon një përqendrim të vazhdueshëm të zhvillimit ekonomik dhe sipërmarrjes në zonën metropolitane.

    Edhe Durrësi dhe Vlora shënojnë rritje. Durrësi ka regjistruar 286 biznese më shumë, +2.46 për qind, ndërsa Vlora 152 më shumë, +1.55 për qind. Këto të dhëna përforcojnë tendencën e zhvillimit ekonomik nga turizmi në zonat bregdetare.

    Lëvizjet e brendshme të popullsisë dhe emigrimi jashtë vendit po pakësojnë bazën e konsumatorëve dhe fuqinë punëtore në qarqet më pak të zhvilluara.

    Bizneset e vogla 1–4 punonjës janë një tregues i rëndësishëm i vitalitetit të ekonomik dhe social në komunitete, pasi ato janë kryesisht familjare dhe të lidhura ngushtë me kërkesën lokale. Kur këto biznese rriten, zakonisht ka rritje të konsumit lokal, rritje popullsie dhe optimizëm ekonomik, e kundërta ndodh kur pakësohen pasi zakonisht ka tkurrje demografike, rënie te aktivitet ekonomik pasivitet ekonomik dhe varfërim social.

    Sipas të dhënave të INSTAT, Tirana dhe Durrësi janë të vetmet që kanë shënuar rritje të ndjeshme të popullsisë përmes migrimit të brendshëm, duke tërhequr pjesën aktive nga qarqet si Dibra, Kukësi, Gjirokastra apo Elbasani. Kjo rritje e popullsisë urbane ndikon drejtpërdrejt në kërkesën për shërbime, dhe rritjen e nevojës për biznese të vogla në fushat si gastronomia, transporti, teknologjia dhe shërbimet për qytetarët./Monitor/

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    INSTAT Korçë
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    4 NËNA ME FËMIJË NË BURG, NJËRA ME FOSHNJËN 3-MUAJSHË

    October 7, 2026

    Avokati i Popullit në IEVP Pojskë: Verifikim për nënën që qëndron me foshnjën 4-muajshe

    October 7, 2026

    18-vjeçari Florian Matraku ndërron jetë pas aksidentit në aksin Korçë-Maliq

    October 7, 2026

    Jo vetëm Bashkitë, do shkrihen edhe Këshillat Bashkiakë: Ja si do zgjidhen këshilltarët, për të përfaqësuar qytetet që mbeten pa bashki

    October 6, 2026
    TE FUNDIT

    4 NËNA ME FËMIJË NË BURG, NJËRA ME FOSHNJËN 3-MUAJSHË

    October 7, 2026

    Avokati i Popullit në IEVP Pojskë: Verifikim për nënën që qëndron me foshnjën 4-muajshe

    October 7, 2026

    18-vjeçari Florian Matraku ndërron jetë pas aksidentit në aksin Korçë-Maliq

    October 7, 2026

    Jo vetëm Bashkitë, do shkrihen edhe Këshillat Bashkiakë: Ja si do zgjidhen këshilltarët, për të përfaqësuar qytetet që mbeten pa bashki

    October 6, 2026
    EKSKLUZIVE

    Zjarr në Vlocisht, digjet kati i parë i një shtëpie

    Sllovakia pjesë e BE i thotë jo barazisë gjinore: Femër, mashkull dhe familje tradicionale

    Aksident në aksin Pogradec-Korçë, përplasen dy makina në Qafë Plloçë, njëra përfshihet nga flakët

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.