Teksa edhe 7 ndeshje kanë ngelur për të mbyllur Kategorinë e Parë, Skënderbeu ka kryer “detyrat e shtëpisë” në Fier përballë Apolonisë, ku ka fituar me rezultatin 0-1, me gol të egjiptianir Nasr në minutën e 75, gol i ardhur nga 11 metërshi
Kjo është fitorja e pestë radhazi e trajnerit Ernest Gjoka ndërsa korçarët kanë mbi 10 ndeshje radhazi në këtë kategori që nuk njohin humbje.
Pogradeci me vështirësi mundi të fitojë në Kavajë përballë Besa, me rezultatin 2-3.
Liqenorët ndodhen në vendin e tretë, vetëm 5 pikë larg Laçit, i cili po ashtu ka fituar ditën e sotme në Peshkopi përballë Korabit, duke qënë 3 pikë larg Skënderbeut.
Ndeshjet e fundit janë të gjitha finale për të treja këto skuadra, ku korçarët duan të rikthehen në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa Laçi nuk mund t’i falë vetes një gabim e teksa Pogradeci ka siguruar vendin play off, ndaj luftën e ka përballë laçianënve për të marrë vendin e dytë dhe shkuar drejt Kategorisë Superiore


