Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Spanjë/ E gjeti të birin 2 vjeçar të zhv*shur, babai ekz*kuton logopedin dhe vetëdorëzohet në Polici

    June 17, 2026

    Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane

    June 17, 2026

    Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

    June 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Procedime penale për konflikte, aksident dhe shkelje në tregtimin e pesticideve në qarkun e Korçës
    Vendi

    Procedime penale për konflikte, aksident dhe shkelje në tregtimin e pesticideve në qarkun e Korçës

    March 14, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Disa raste të ndryshme janë referuar në Prokurori nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, duke përfshirë konflikte fizike, shkelje në tregtimin e pesticideve dhe një aksident rrugor me të plagosur.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq nisën procedim penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” ndaj shtetasve A. Sh., 25 vjeç dhe J. K., 18 vjeçe, banues në fshatin Kamenicë. Sipas policisë, në fshatin Plasë të Maliqit ata dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me një 45-vjeçar për motive të dobëta.

    Your browser does not support the video tag.

    Ndërkohë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare referuan materialet në Prokurori për shtetasin R. Zh., 57 vjeç, banues në fshatin Tren, Devoll. Gjatë një kontrolli në rrugën e fshatit u gjet një automjet me drejtues shtetasin G. M., brenda të cilit kishte pesticide për pemtari pa fatura blerjeje. Nga verifikimet dyshohet se pesticidet ishin blerë në magazinën e 57-vjeçarit.

    Po ashtu, specialistët e Policisë Rrugore nisën procedim penal për shtetasin F. I., 61 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë. Ai dyshohet se në dalje të qytetit të Ersekës, duke drejtuar automjetin e tij, është përfshirë në një aksident me dy mjete të tjera. Si pasojë, tre pasagjerë u transportuan në spital dhe pas mjekimit janë larguar në banesë.

    Në Korçë, policia referoi materialet në Prokurori edhe për shtetasen L. V., pasi dyshohet se në lagjen nr. 9 ka dëmtuar mobilie dhe orendi në një mobileri për motive të dobëta.

    Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasja M. D., 40 vjeçe, banuese në Korçë, e dyshuar për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, ndërsa vijon puna për kapjen e saj.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

    Në një rast tjetër, më 13 mars 2026, në spitalin pediatrik të Korçës u paraqit në gjendje të rëndë shëndetësore një foshnjë 2-muajshe nga një fshat i Devollit. Sipas deklarimeve të familjarëve, foshnja kishte lindur para kohe dhe me probleme respiratore. Pas trajtimit fillestar në Korçë, ajo u transportua drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Spanjë/ E gjeti të birin 2 vjeçar të zhv*shur, babai ekz*kuton logopedin dhe vetëdorëzohet në Polici

    June 17, 2026

    Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane

    June 17, 2026

    Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

    June 17, 2026

    Qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur/ Delina Ibrahimaj fluturon në Indonezi për marrëveshje punonjësish

    June 17, 2026
    TE FUNDIT

    Spanjë/ E gjeti të birin 2 vjeçar të zhv*shur, babai ekz*kuton logopedin dhe vetëdorëzohet në Polici

    June 17, 2026

    Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane

    June 17, 2026

    Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

    June 17, 2026

    Qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur/ Delina Ibrahimaj fluturon në Indonezi për marrëveshje punonjësish

    June 17, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ervin Salianji rikthehet në Korçë: “Forca ime vjen nga njerëzit”

    Shtetas i proceduar në Korçë për ndërtim pa leje

    Hemorragji në sy, rasti URGJENT i katërnjakëve, familjarët kërkojnë ndihmë: Rrezikojnë të humbasin shikimin

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.