Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026

    Kapet në Greqi 26-vjeçari nga Korça, dyshohet se vrau me thikë shqiptarin në Selanik në vitin 2020

    November 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Skënderbeu në finale të volejbollit për meshkuj, dominon Tiranën dhe synon titullin
    Sport

    Skënderbeu në finale të volejbollit për meshkuj, dominon Tiranën dhe synon titullin

    April 17, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Skënderbeu ka siguruar një vend në finalen e kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj, pasi ka mposhtur bindshëm Tirana edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale me rezultatin 3-0.

    Skuadra korçare përsëriti suksesin e ndeshjes së parë, duke fituar setet me rezultatet 25-23, 25-19 dhe 25-22, në një përballje ku dominoi në momentet vendimtare.

    Your browser does not support the video tag.

    Pas këtyre dy fitoreve, Skënderbeu avancon në finalen e “playoff”-it dhe tashmë pret kundërshtarin që do të dalë nga përballja e tretë mes Partizani dhe Erzeni.

    Një rol të rëndësishëm këtë sezon kanë pasur edhe lojtarët e huaj, të cilët kanë rritur ndjeshëm nivelin e skuadrës. Mes tyre spikat pasuesi kilian Sebastian Albornoz Refusta dhe një diagonalist i kombëtares meksikane, që kanë bërë diferencën në fushë.

    Kapiteni i Skënderbeut, Joan Sotir, u shpreh optimist për finalen:

    “Ka shumë emocione, tifozeria na ka mbështetur shumë. Objektivi tani është të fitojmë trofeun. Ka ardhur momenti që Skënderbeu të shpallet kampion. Jemi të kompletuar dhe rezultatet e fundit e tregojnë këtë.”

    Ndërsa lojtari kilian Sebastian Albornoz Refusta theksoi motivimin e skuadrës:

    “Shpresojmë të bëjmë më të mirën në finale. Skënderbeu e kërkon prej kohësh këtë titull dhe ne jemi të motivuar. Në Korçë jam përshtatur shumë mirë dhe ndihem i vlerësuar.”

    Prej dy sezonesh, skuadra e drejtuar nga trajneri Arben Prifti ka qenë konkurruese për trofetë kryesorë, por këtë sezon, falë përforcimeve cilësore, Skënderbeu konsiderohet si skuadra për t’u mundur në garën për titullin kampion.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026

    Skënderbeu-Vllaznia, sfidë e paparashikueshme, pesë përballjet e fundit mes ekipeve në ekuilibër të plotë

    November 1, 2026

    Skënderbeu dhe Laçi ndajnë pikët në Korçë, sfida mbyllet në barazim 1-1

    October 29, 2026

    Skënderbeu mposht Partizanin në transfertë, Ahmataj: Mund të shënonim më përpara

    October 24, 2026
    TE FUNDIT

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026

    Kapet në Greqi 26-vjeçari nga Korça, dyshohet se vrau me thikë shqiptarin në Selanik në vitin 2020

    November 1, 2026

    Selenica, tokë e pasur, njerëz të varfër – Njerëzit e Fshatit

    November 1, 2026
    EKSKLUZIVE

    Drejtoria arsimore e Korçës; “740 nxënës më pak këtë vit, ja shifrat zyrtare”

    Ferma e dijes dhe agroturizmit të mollëve në Korçë – FSHZH hap tenderin mbi 236 mln lekë. Qendër për bujqësinë, edukimin e turizmin

    ‘Kam 40 krerë dhi, duhen 50’, fermerët e Korçës përballen me vështirësi në skemën e subvencioneve, ankohen për kriteret

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.