Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Festivali Kombëtar i Sazeve ndez Kolonjën, tradita shqiptare jehon në Leskovik dhe Ersekë

    June 22, 2026

    Flamur Pisli, pengmarrja e autobusit që tronditi Shqipërinë dhe Greqinë në vitin 1999

    June 22, 2026

    Ben Blushi shpallet “Autori i Vitit” në Panairin e Librit në Prishtinë

    June 21, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Situata nga reshjet në Qarkun Korçë – 8 janar
    Vendi

    Situata nga reshjet në Qarkun Korçë – 8 janar

    January 8, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Reshjet e shiut dhe borës, të nisura gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, kanë përfshirë Qarkun Korçë me intensitet të ndryshëm sipas zonave, duke shkaktuar problematika të lokalizuara në disa akse rrugore dhe rritje të niveleve të ujërave.

    Bashkia Kolonjë

    Your browser does not support the video tag.

    Prej orës 03:30 kanë nisur reshje bore me intervale. Qarkullimi në akset Ersekë–Leskovik dhe Ersekë–Korçë vijon normal, me borëpastruese në terren. Në vendin e quajtur Gropat e Gëlqeres (rreth 5 km nga Erseka, në aksin Ersekë–Leskovik) është konstatuar rrëshqitje e pjesshme e rrugës; është vendosur sinjalistikë dhe shërbim policie. Shërbimet e rendit këshillojnë drejtuesit e mjeteve të lëvizin me kujdes.

    Në Hidrovorin e Tushemishtit vijon puna me 3 pompa (1 jashtë funksionit); niveli i ujit është i lartë, por situata është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm.

    Bashkia Maliq

    Lumi Devoll ka dalë nga shtrati në një pikë të argjinaturës në Sheqeras, ndërsa në Dunavec niveli ka arritur maksimumin pa dalje nga shtrati. Aksi Maliq–Lozhan (Senisht) u bllokua gjatë natës, por u pastrua; megjithatë ka batisje dhe rrezik për trupin e rrugës.

    Në Mesmal ka rrëshqitje dherash me bllokim rruge, në Lozhan i Lartë rënie gurësh, si dhe aktivizim rrëshqitjeje në Kakaç. Rezervuarët janë nën monitorim; është hapur lëshuesi katastrofik në Leminot pasi arriti kuotën maksimale. Kanë nisur edhe reshje bore rreth 2 cm.

    Bashkia Korçë

    Rruga për në Denas mbetet problematike nga situata e mëparshme, por niveli i ujit ka rënë ndjeshëm dhe nuk paraqet rrezik për banesat.

    Bashkia Devoll

    Situata paraqitet më e rënduar në njësinë administrative Proger (fshatrat Proger, Maqurisht, Cangonj, Shyec) për shkak të rritjes së prurjeve.

    Bashkia Pogradec

    Në Nj.A. Dardhas rruga për në fshat është e pakalueshme; mungon energjia elektrike në të gjitha fshatrat e njësisë dhe ka rrëshqitje rruge në Grunjaz. Probleme raportohen edhe në lumenjtë Rëmenj dhe Verdovë, veçanërisht në zonën e unazës së qytetit, ku qarkullimi është kufizuar në një kalim.

    Në Nj.A. Çërravë, lumi i fshatit ka fryrje të madhe pa dëme të raportuara. Ka rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe në fshatra të Nj.A. Proptisht; po merren masa për hapjen e tyre. Reshjet e shiut po kalojnë në formë llohe/bore.

    Akset rrugore (ARRSH)

    Në akset Korçë–Ersekë dhe Ersekë–Leskovik kanë nisur reshje bore; po kryhen pastrime dhe kriposje. Në Maliq–Kufi Gramsh reshje shiu shoqërohen me rënie gurësh e inertesh dhe po kryhet pastrim. Aksi Korçë–Voskopojë është pastruar dhe kriposur, me qarkullim normal. Në Boboshticë–Dardhë ka reshje bore me mjete në punë për pastrim e kriposje. Akset Bilisht–Miras dhe Zemblak–Goricë paraqiten me reshje shiu me intensitet të ulët, pa probleme.

    Autoritetet lokale dhe strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Flamur Pisli, pengmarrja e autobusit që tronditi Shqipërinë dhe Greqinë në vitin 1999

    June 22, 2026

    Ben Blushi shpallet “Autori i Vitit” në Panairin e Librit në Prishtinë

    June 21, 2026

    Spektakël sportiv në Pogradec, zhvillohet Triathloni i parë ndërkombëtar

    June 21, 2026

    Qafë Thana drejt kalimit me një ndalesë, Xhakolli: Marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti

    June 20, 2026
    TE FUNDIT

    Festivali Kombëtar i Sazeve ndez Kolonjën, tradita shqiptare jehon në Leskovik dhe Ersekë

    June 22, 2026

    Flamur Pisli, pengmarrja e autobusit që tronditi Shqipërinë dhe Greqinë në vitin 1999

    June 22, 2026

    Ben Blushi shpallet “Autori i Vitit” në Panairin e Librit në Prishtinë

    June 21, 2026

    Korça me një muze të ri etnografik, kostumet tradicionale të juglindjes ekspozohen në Pazarin e Vjetër

    June 21, 2026
    EKSKLUZIVE

    Kur do hapet aksi Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH: Nuk e dimë!

    Kryeministri maqedonas nga Pusteci trondit me deklaratën e tij, ja çfarë thotë

    Mollët e Korçës, më pak prodhim, më shtrenjtë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.