Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korçë, banorët e lagjes Muço Qulli kërkojnë përfundimin e asfaltimit të rrugës: Prej 30 vitesh presin zgjidhje

    November 7, 2026

    Miliona dollarë për lobim në Uashington, çfarë kërkon Balkan Energy e Skënder Sulajt në SHBA?

    November 7, 2026

    Universiteti i Korçës, 77% e shpenzimeve për personelin, zero për shkencën! Disa degë mbeten pa studentë

    November 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Sezoni veror në juglindje, zv.ministri i Brendshëm: “Kujdes ndërtimet pa leje dhe zjarret”
    Vendi

    Sezoni veror në juglindje, zv.ministri i Brendshëm: “Kujdes ndërtimet pa leje dhe zjarret”

    May 23, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në juglindje të vendit është zhvilluar mbledhja e Komitetit Rajonal të Turizmit, ku u diskutuan problematikat dhe masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror. Në fokus të diskutimeve ishin ndërtimet pa leje, higjiena, administrimi i hapësirave publike dhe mbrojtja nga zjarret.

    Zv.ministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, kërkoi më shumë angazhim dhe koordinim institucional për garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të organizuar.

    Your browser does not support the video tag.

    “Duhet angazhim i gjithë sektorëve. Një merak tjetër është problemi i higjienës dhe pastërtisë. Tjetër element janë ndërtimet pa leje. Këtu duhet të ketë bashkëveprim midis policisë dhe inspektoriatit, që të mos ndodhin situata si ajo e Sarandës, ku individë të veçantë krijojnë shqetësime. Edhe mbrojtja kundër zjarrit është element shumë i rëndësishëm në prag të sezonit turistik”, u shpreh Qefalia.

    Më shumë koordinim mes strukturave lokale kërkoi edhe prefektja e Qarkut Korçë, Florinda Zegullaj, veçanërisht për administrimin e plazheve publike në Pustec dhe Pogradec.

    “Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet stacioneve të plazhit në Pustec dhe Pogradec, si edhe administrimit të hapësirave publike. Pritet të kemi sfida të reja. Kemi dyfishuar hapësirat publike të plazheve dhe kërkohet koordinim akoma më i mirë midis policisë bashkiake dhe Agjencisë së Bregdetit”, deklaroi Zegullaj.

    Nga ana tjetër, operatorët turistikë ngritën shqetësime lidhur me vonesat në dogana gjatë pikut të sezonit dhe kufizimin e muzikës live pas mesnatës. Sipas tyre, nëse këto problematika vijojnë edhe këtë verë, bizneset turistike mund të përballen me dëme ekonomike të konsiderueshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Korçë, banorët e lagjes Muço Qulli kërkojnë përfundimin e asfaltimit të rrugës: Prej 30 vitesh presin zgjidhje

    November 7, 2026

    Miliona dollarë për lobim në Uashington, çfarë kërkon Balkan Energy e Skënder Sulajt në SHBA?

    November 7, 2026

    Universiteti i Korçës, 77% e shpenzimeve për personelin, zero për shkencën! Disa degë mbeten pa studentë

    November 7, 2026

    Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

    November 7, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    Devoll – Aktivitet në nderim të Skënder Rusit

    U përplas me barrierën dhe u arratis/ 26-vjeçari transportonte 8 emigrantë të paligjshëm

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.