Është zhvilluar takimi permbylles i Komitetit Pilotues per rihapjen e Liceut Franko-Shqiptar te Shkencave dhe Inovacionit ne Korçë. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe ambasadorja e Francës Catherine Suard. Ky është një nga projektet e rëndësishme edhe për qeverinë shqiptare që vjen si frut i bashkëpunimit midis Francës dhe Shqipërisë.
Për rihapjen e Liceut francez të Korçës është dashur një vit studimi, ndërsa tashmë janë përgatitur edhe programet e përbashkëta franko shqiptare. Ministria e Arsimit ka miratuar gati 90% të kurrikulës, ndërsa nxënësit në përfundim të këtij liceu do të marrin një diplomë që do të jetë edhe matura shtetërore edhe bakaloreati francez, një diplomë që do të jetë ndërkombëtarisht e njohur.
“”Ky dokument është prezantuar para pak çastesh që do të zyrtarizojë bashkëpunimin francezo shqiptar. Ministrja e tha që ky projekt pilotues është drejt mbylljes, në lidhje me projektin e liceut do jetë projekt I përbashkët frankogjerman. Do jetë kurikul e përbashkët gjithashtu do të jetë një diplomë e dyfishtë, pra nxënësit që do diplomohen në këtë shkollë të mesme do kenë diplomën e maturës dhe bakeloratit francez e vazhdojnë me pas studimet me të mira në Europe dhe besoj ky është lajm i mirë për të ardhmen e Shqipërisë. ”
Liceu Francez i Korçës ishte një ndër institucionet arsimore më të rëndësishme në Shqipëri gjatë fillimit të shekullit XX. Ai ndikoi fuqishëm në formimin e një brezi intelektualësh shqiptarë, që më pas do të kishin rol kyç në zhvillimin e jetës kulturore dhe politike të vendit.


