Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit përgjatë aksit Maliq–Lozhan

    August 18, 2026

    Skënderbeu prezanton uniformat e reja, gati për rikthimin në Superiore

    August 18, 2026

    Turistët italianë zbulojnë Korçën, qyteti që po fiton terren në hartën turistike të Europës

    August 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Redi Dandallaku/Letër nga Gjermania, palumturia e parave
    Bota

    Redi Dandallaku/Letër nga Gjermania, palumturia e parave

    June 9, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ora 05:30, zgjohesh nga një zile që nuk është thjesht alarm, është britma e një jete mbyllur brenda orareve të gjata, punëve skllavërore, heshtjes së një qyteti që nuk të njeh. Jashtë ftohtë, brenda trupit po ashtu. Nuk të pret askush.

    Nuk të mungon kafeja, të mungojnë prindërit që padashur i ke lënë larg. Të mungon bukuria e mëngjesit të qytetit tënd.

    Your browser does not support the video tag.

    Të mungon trotuari i çarë apo ndalesa e rastësishme me ndonjë shok lagjeje. Këtu edhe kur përplasesh me dikë, nuk kërkon ndjesë e të të thotë: OOH BRUDA! me kuptimin (më fal vëlla) – thjesht largohet.

    Kam punuar fare pak ditë, po fare pak. Me kokën ulur, me duart që s’më bëjnë të kap ato pakot e t’i ngarkoj në makinë, jo nga mungesa e forcës por nga mërzia.

    Në Shqipëri isha biri i dikujt; këtu jam veç një “fuqi puntore”. Racizëm? Në 100 veta, vetëm njëri ta kthen anglisht, edhe kur ka ndonjë pako për të marrë, çështje interesi.

    Vetmia dhe trupi i raskapitur në shtrat në darkë janë zhurma më e madhe. Në një shtrat të huaj me trupin që se ndjen dhe malli që ulëret nga brenda.

    Kjo letër do ditë e netë me rradhë të mbarojë. Por dua ta dish, Shqipëri:
    S’më mungon vetëm ajri yt. Më mungon edhe vuajtja jote, se të paktën atje dhimbja kishte emër, kishte gjuhë, kishte edhe miks poshtërsish, mirësish, arritje, fitore, humbje, shokë, farefis e mbi gjithçka, nënë e babë!

    Duket se nuk e kam të gjatë këtu, mesa shoh po dorëzohem shumë shpejt, asnjëherë s’jam dorëzuar kështu!

    Për një moment mu kujtuan fjalët e Mihal Gramenos te filmi Liri a Vdekje – “Mëmëdheu, aty ku balta është më e ëmbël se mjalta”.

    Një mesazh që buron nga zemra për emigrantët – Me të vërtetë që në vendin tuaj ka munguar puna, jeni ndeshur edhe me arrogancë institucionesh, nepotizëm, s’ju kanë vlerësuar, e për këtë keni zgjedhur emigrimin. Ju kuptoj më së miri! Aman andej bahçë me lule nuk ishte, ju e dini më mirë. E për çfarë? Ca lek më shumë që të rrisin mirëqenien fizike por vështirë atë shpirtërore.

    E ardhmja ime s’mund të jetë larg vendit që më rriti. Shqipëria duhet të bëhet!
    Linden, Frankfurt – Gjermani, 8 maj 2025

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit përgjatë aksit Maliq–Lozhan

    August 18, 2026

    Turistët italianë zbulojnë Korçën, qyteti që po fiton terren në hartën turistike të Europës

    August 17, 2026

    Pogradec/ Policia Kufitare u vjen në ndihmë dy pushuesve të bllokuar në liqen

    August 17, 2026

    Festa e Birrës mbush Korçën, qyteti i tejmbushur me vizitorë

    August 16, 2026
    TE FUNDIT

    Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit përgjatë aksit Maliq–Lozhan

    August 18, 2026

    Skënderbeu prezanton uniformat e reja, gati për rikthimin në Superiore

    August 18, 2026

    Turistët italianë zbulojnë Korçën, qyteti që po fiton terren në hartën turistike të Europës

    August 17, 2026

    Pogradec/ Policia Kufitare u vjen në ndihmë dy pushuesve të bllokuar në liqen

    August 17, 2026
    EKSKLUZIVE

    Policia e Korçës; “Të rinj pa patentë, proceduam penalisht një 14 vjeçar”

    Ledina Alolli kundër prishjes së bizneseve në Korçë, ja çfarë thotë

    Arrestime dhe procedime penale në Korçë dhe Maliq, për vepra të ndryshme penale

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.