Më 11:30 do të nisin punimet e retreat e kërkuar nga kryeministri Edi Rama në Vilën qeveritare në Pogradec.
Do të jetë kryeministri Rama ai që do të ketë fjalën hapëse, e cila do të zgjas rreth një orë ndërsa drejtuesit politikë do të diskutojnë mbi dokumentin e ri “Besa” dhe “Prania Besnike”.
Pas drekës, do të jetë Jonida Shehu ajo që do të bëjë një prezantim të platformës së vlerësimit të aktivitetit mediatik ndërsa dita e sotme do të mbyllet përsëri me fjalën e kryeministrit Rama.
Mbrëmja e kësaj të diele Rama, drejtuesit politikë, kryetarët e komisioneve parlamentare dhe ministrat do të hanë darkën se bashku ne një nga hotelet në Tushemisht ndërsa juglindja ndodhet në masa të rrepta sigurie këto dy ditë


