Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    September 18, 2026

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Projekti “Smart City”, kryepolici Skënder Hita: Filozofi e re pune për strukturat tona, garanton teknologji të avancuar për sigurinë e qytetarëve
    Vendi

    Projekti “Smart City”, kryepolici Skënder Hita: Filozofi e re pune për strukturat tona, garanton teknologji të avancuar për sigurinë e qytetarëve

    July 17, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka marrë pjesë këtë të enjte në një ngjarje për projektin “Smart City” dhe në fjalën e tij, ka përshëndetur këtë nismë të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Brendshme, që lehtëson punën e Policisë dhe garanton siguri për qytetarët.

    “Kur projekti “Smart City” nisi të diskutohej për herë të parë, ai u prit me skepticizëm nga shumëkush. Hezitimet dhe pikëpyetjet nuk munguan as brenda Policisë së Shtetit, pasi bëhej fjalë për një projekt me përmasa krejtësisht të paprecedenta për vendin tonë në fushën e sigurisë, si dhe për një kapërcim të madh drejt përdorimit të teknologjive të avancuara dhe një filozofie krejtësisht të re pune për strukturat tona.

    Your browser does not support the video tag.

    Por, ne zgjodhëm të besonim te vizioni që qëndronte pas këtij projekti, se teknologjia nuk është thjesht një mjet modernizimi, por është një instrument jetik që na ndihmon të parandalojmë, të reagojmë më shpejt dhe të garantojmë në mënyrë më efektive sigurinë e qytetarëve tanë”, është shprehur Hita.

    Sipas tij,gjatë muajve të fundit, Policia e Shtetit u angazhua maksimalisht që “Smart City” të mos mbetej vetëm një ide ambicioze, por të shndërrohet në një kapacitet real operacional në shërbim të sigurisë publike.

    “Sepse ekzistojnë projekte që ndërtojnë infrastruktura, projekte që modernizojnë administrata, por ka edhe projekte që ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si një shtet garanton sigurinë e qytetarëve të tij. “Smart City” është pikërisht një projekt i tillë, sepse prek çdo dimension të sigurisë sonë, prek:

    -sigurinë publike, duke rritur ndjeshëm aftësinë e Policisë së Shtetit për të parandaluar veprimtaritë e paligjshme dhe për të reaguar në kohë rekord ndaj çdo situate;

    -sigurinë në shkolla, duke krijuar një mjedis plotësisht të mbrojtur për nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Mbrojtja e fëmijëve tanë është një përgjegjësi absolute që nuk pranon asnjë kompromis;

    -sigurinë rrugore, përmes monitorimit në kohë reale të sjelljes së drejtuesve të mjeteve, evidentimit të shkeljeve dhe ndërhyrjes proaktive për të ulur rrezikun e aksidenteve dhe për të mbrojtur jetën;

    -luftën kundër kriminalitetit, duke fuqizuar kapacitetet tona hetimore përmes teknologjisë moderne, analizës së të dhënave dhe përdorimit të informacionit inteligjent;

    -forcimin e kontrollit në pikat e kalimit kufitar dhe monitorimin e kufirit të gjelbër, duke rritur efektivitetin tonë kundër krimit ndërkufitar, migracionit të paligjshëm dhe çdo veprimtarie që cenon sigurinë kombëtare”, është shprehur kryepolici Skënder Hita.

    Për të, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ky projekt është një investim strategjik që përfaqëson një filozofi të re policimi duke i dhënë Policisë më shumë mundësi për të mbrojtur jetën, pronën dhe rendin publik.

    “Por, mbi të gjitha, kemi zgjedhur të investojmë te besimi i qytetarëve. Siguria nuk matet asnjëherë thjesht me statistika të ftohta, por me ndjenjën e qetësisë dhe sigurisë që çdo qytetar përjeton në lagjen e tij, në rrugë, në shkollë dhe në komunitetin ku jeton.

    Jam plotësisht i bindur se, me mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të partnerëve tanë projekti “Smart City” do të shndërrohet në një model suksesi që do t’i shërbejë Shqipërisë dhe qytetarëve të saj për shumë vite me radhë”, u shpreh ai.

    Kryepolici Skënder Hita garantoi se Policia e Shtetit do të vijojë ta zhvillojë këtë projekt me përkushtim të plotë, duke integruar teknologjinë më të fundit me profesionalizmin e punonjësve të vetë dhe duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet përgjegjëse.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    September 18, 2026

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026
    TE FUNDIT

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    September 18, 2026

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026
    EKSKLUZIVE

    E rëndë në Devoll, i moshuari rrëzohet nga shkallët e banesës dhe ndërron jetë

    Ju rrëfej Rion, historia e bariut nga India mes maleve të Kolonjës

    Policia e Korçës godet raste të trafikut, aksidenteve dhe veprimtarive të paligjshme

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.