Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. B., 27 vjeç, banues në fshatin Kuç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Gj. L., 52 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka aksidentuar lehtë një shtetase, këmbësore, në Bilisht, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen V. K., 24 vjeçe, banuese në Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë xhaxhanë e saj dhe ka thyer disa shishe vere në biznesin e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-O. S., 32 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke transportuar me kamion, 25m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-për dy 17-vjeçarë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me një 16-vjeçar, për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-K. Sh.,24 vjeç, banues në fshatin Pojan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;
-M. P., 32 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 30-vjeçar;
-për një 15-vjeçar, pasi ka gjuajtur me shuplakë një 6-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasit G. G., 70 vjeç dhe Z. Ç., 54 vjeç, banues në Bilisht, u kapën duke qëlluar me armë gjahu që dispononin me leje, në kundërshtim monatoriumin e gjuetisë. Armët e gjahut dhe një sasi municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.




