Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Premiere emocionuese në Pogradec / “Dhe vdekja le të presë” rikthehet aty ku u ngjiz
    Kulture

    Premiere emocionuese në Pogradec / “Dhe vdekja le të presë” rikthehet aty ku u ngjiz

    November 9, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Pogradec, Shqipëri

    Your browser does not support the video tag.

    Qyteti liqenor i Pogradecit mbrëmjen e kaluar u kthye në skenën e një premiere të madhe kinematografike. Filmi “Dhe vdekja le të presë”, me regji të Edmond Topit, u shfaq për herë të parë para publikut pogradecar, pikërisht aty ku edhe u xhirua.

    Salla u mbush me artdashës, qytetarë, aktorë e personalitete, në një pritje masive dhe tepër emocionuese, jo vetëm për peshën artistike të filmit, por edhe për faktin se shumë prej banorëve të zonës ishin pjesë e xhirimeve, duke e bërë këtë premierë edhe më personale për publikun.

    Regjisori Edmond Topi, aktorja e mirënjohur Zyliha Miloti dhe Ema Andrea, u shprehën të prekur nga pritja e jashtëzakonshme e publikut. Sipas tyre, filmi mbart mesazhe të forta dhe duhet parë domosdoshmërisht, sidomos nga brezi i ri.

    “Kjo nuk është thjesht një premierë, është një rikthim në shtëpi. Pogradeci e mbajti gjallë këtë film që nga dita e parë dhe sonte e ndjemë në çdo duartrokitje.”

    “Ky film ka zemër, ka shpirt, ka mesazh… Dhe unë besoj se të rinjtë duhet ta shohin patjetër.”

    Një moment prekës i mbrëmjes ishte edhe mungesa e dy ikonave të skenës shqiptare, Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa, të cilat ishin pjesë e kastit, por nuk jetojnë më. Mes emocioneve, Topi dhe Miloti u shprehën se ato e ndjekin suksesin “nga lart”.

    “Sonte mungojnë dy gra të mëdha… Tinka dhe Margarita, por unë jam i bindur se ato po na shikojnë nga lart, po buzëqeshin dhe po e shijojnë këtë mbrëmje bashkë me ne.”

    “Shpirti i tyre është këtu, në çdo skenë, në çdo emocion të këtij filmi.”

    “Dhe vdekja le të presë” bashkon një kast të jashtëzakonshëm aktorësh shqiptarë si: Reshat Arbana, Zyliha Miloti, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Mehdi Malkaj, Ema Andrea e shumë të tjerë. Filmi është xhiruar i gjithi në Pogradec, duke sjellë peizazhet, traditat dhe shpirtin e qytetit liqenor në ekranin e madh.

    Me premierën e mbrëmshme, Pogradeci jo vetëm mirëpriti një film, por përjetoi një ngjarje që do të mbetet gjatë në memorien kulturore të qytetit.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Më shumë se 50 artistë pjesë e ekspozitës “Pranvera” në Korçë

    March 12, 2026

    Presioni i turmës që na formon

    February 6, 2026

    Mes bisturisë dhe dramës: historia e pogradecarit Misto Marko

    January 5, 2026

    Nazif Tale – jeta dhe kontributi në teatrin shqiptar

    January 4, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    “Aksi Qukës-Qafë Plloçë afera tjetër e Ballukut”/ PD: Si u frynë kostot në 260 mln euro

    Emri – Arrestohet 22 vjeçari në Korçë, kanosi me thikë një të ri

    Këshilli Bashkiak miraton vendosjen e bustit të Zai Fundos në Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.