Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    KLSH fundos Bashkinë Selenicë, qindra milionë lek dëm – Pazaret e Nertil Bellaj

    November 4, 2026

    KLSH fundos Bashkinë Vlorë me gjetjet e auditimit: 1.2 miliardë lekë efekte negative, 829 milionë borxhe të paarkëtuara dhe 402 milionë lekë gjoba të papaguara

    November 4, 2026

    Mbi 1 miliard lekë borxhe, tendera me shkelje dhe 10 mijë prona pa certifikatë – Gledian Llatja “përpin” Elbasanin

    November 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Policia e Korçës: 380 vepra penale në dy muaj, 98.9% e tyre të zbuluara. Shtohen masat për sezonin turistik dhe sigurinë kufitare
    Vendi

    Policia e Korçës: 380 vepra penale në dy muaj, 98.9% e tyre të zbuluara. Shtohen masat për sezonin turistik dhe sigurinë kufitare

    July 17, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat, ku prezantuan bilancin e punës për periudhën maj-qershor 2026, rezultatet e arritura, problematikat e evidentuara dhe prioritetet për sezonin veror.

    Drejtori i Policisë Korçë, Vilson Bala, bëri të ditur se gjatë dy muajve janë evidentuar 380 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 376, ose 98.94%, ndërsa janë proceduar 369 autorë. Prej tyre, 65 persona janë arrestuar ose ndaluar, 296 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 8 janë shpallur në kërkim.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas Balës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar një vrasje, katër vrasje të mbetura në tentativë dhe dy plagosje të rënda me dashje. Ndërkohë, janë zbuluar 12 nga 13 rastet e vjedhjeve të evidentuara, ndërsa janë goditur edhe raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, me 16 procedime dhe 22 autorë të përfshirë.

    Policia ka zhvilluar tetë operacione të rëndësishme, mes tyre “Vreshtasi”, “Lumalasi”, “Trigger X”, “Dishnica”, “Lozhani”, “Wanted” dhe “Shop”, duke arrestuar 10 persona, sekuestruar armë zjarri, lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, si edhe mjete të përdorura për veprimtari kriminale.

    Në fushën e sigurisë rrugore, gjatë muajve maj-qershor janë evidentuar 43 vepra penale, janë arrestuar 30 drejtues mjetesh dhe janë vendosur 8 460 masa administrative. Në qark janë regjistruar 18 aksidente rrugore, ku kanë humbur jetën pesë persona, një është plagosur rëndë dhe 20 të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

    Një tjetër problematikë e evidentuar mbetet numri i lartë i konflikteve, me 510 raste të regjistruara, si edhe 42 raste të dhunës në familje.

    Ndërkohë, Drejtori i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, Gëzim Zhupa, prezantoi situatën në pikat kufitare dhe masat për sezonin turistik.

    Gjatë muajve maj-qershor, në katër pikat e kalimit kufitar të qarkut janë përpunuar mbi 889 mijë shtetas dhe rreth 345 mijë automjete. Për të përballuar fluksin janë shtuar sportelet në hyrje e dalje, si dhe sportele të dedikuara për autobusët.

    Policia Kufitare ka angazhuar 127 punonjës për sezonin veror, ndërsa përgjatë vijës liqenore të Pogradecit dhe Prespës patrullimi kryhet me jet ski, skafë dhe dronë për monitorim nga ajri.

    Në fushën e migracionit janë trajtuar 47 shtetas të huaj me qëndrim të parregullt, ndërsa në kufi janë evidentuar 43 vepra penale, që lidhen me kontrabandën, kalimin e paligjshëm të kufirit, falsifikimin e dokumenteve dhe mosdeklarimin e shumave monetare.

    Drejtuesit e Policisë theksuan se prioritetet për muajt në vijim mbeten garantimi i rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike, goditja e armëmbajtjes pa leje, rritja e sigurisë rrugore, monitorimi i zjarreve në pyje, si edhe garantimi i sigurisë në aktivitetet masive dhe në zonat turistike. Ata u bënë thirrje qytetarëve të vijojnë bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    KLSH fundos Bashkinë Selenicë, qindra milionë lek dëm – Pazaret e Nertil Bellaj

    November 4, 2026

    KLSH fundos Bashkinë Vlorë me gjetjet e auditimit: 1.2 miliardë lekë efekte negative, 829 milionë borxhe të paarkëtuara dhe 402 milionë lekë gjoba të papaguara

    November 4, 2026

    Mbi 1 miliard lekë borxhe, tendera me shkelje dhe 10 mijë prona pa certifikatë – Gledian Llatja “përpin” Elbasanin

    November 4, 2026

    Abdul El-Sayed fiton në Michigan, bëhet senatori i parë mysliman në historinë e SHBA-së

    November 4, 2026
    TE FUNDIT

    KLSH fundos Bashkinë Selenicë, qindra milionë lek dëm – Pazaret e Nertil Bellaj

    November 4, 2026

    KLSH fundos Bashkinë Vlorë me gjetjet e auditimit: 1.2 miliardë lekë efekte negative, 829 milionë borxhe të paarkëtuara dhe 402 milionë lekë gjoba të papaguara

    November 4, 2026

    Mbi 1 miliard lekë borxhe, tendera me shkelje dhe 10 mijë prona pa certifikatë – Gledian Llatja “përpin” Elbasanin

    November 4, 2026

    Abdul El-Sayed fiton në Michigan, bëhet senatori i parë mysliman në historinë e SHBA-së

    November 4, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ka plagë në krahun e zemrës, niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës 27-vjeçari i plagosur në Korçë

    Procedohet administratori për mosmirëmbajtjen e aksit rrugor Maliq–Lozhan

    Apeli i Kosta Nakes që trondit: Si po e vrasim lumin Devoll

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.