Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Polena – Nga fshati i gurëgdhendësve dhe shkollave të para, te fshati pa nxënës.
    Kulture

    Polena – Nga fshati i gurëgdhendësve dhe shkollave të para, te fshati pa nxënës.

    August 20, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Polena nuk është një fshat dosido. Është një vendbanim me rrënjë të thella, i njohur për gurëgëdhendësit e tij, për arsimimin e hershëm në gjuhën shqipe, për festat, për kulturën dhe për diasporën që dikur i ktheu shpirt jetës së vendlindjes. Ky fshat ka përballuar shkatërrimin nga luftërat u bë hi nga zjarri. Por gjithmonë ka ditur të ringrihet, sepse kishte banorë, kishte djem e vajza, kishte jetë.

    Sot, historia përsëritet në një formë tjetër, më të heshtur, por më tragjike,shkolla 9-vjeçare e Polenës mbyllet, sepse nuk ka më nxënës. Ky është akti më i qartë i dorëzimit të shtetit përballë ikjes masive. Jo vetëm që njerëzit janë larguar, por pushteti e sheh këtë thjesht si një shifër në letër: “0 nxënës”.

    Your browser does not support the video tag.

    Këtu qëndron arroganca më e madhe. Në vend që të hartohen politika për të gjallëruar fshatin, për të mbajtur familjet, për të kthyer shpresën, qeveria thjesht vendos kapakun,mbyllim shkollën. Nesër mbyllet vetë fshati. Dhe kështu pushteti mbetet të sundojë mbi fantazma.

    Ironia është therëse,një fshat që i dha Shqipërisë shkollat e para shqipe për vajza, sot mbetet pa asnjë nxënës. Një fshat që dikur ringjallej nga sakrifica e emigrantëve, sot varroset nga ikja e re. Dhe një qeveri që e sheh këtë si statistikë, jo si tragjedi, është një qeveri që ka humbur arsyen.

    Polena nuk është thjesht një fshat që shuhet. Është metafora e gjithë Shqipërisë që po boshatiset. Një vend ku pushteti mban konferenca për “sukseset” ndërkohë që realiteti shënon vetëm mbyllje, boshatisje dhe shuarje. Në fund, ata që mbeten do të qeverisin vetëm hijet dhe tabelat e ndryshkura të shkollave të mbyllura.

    Petro Lubonja

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Më shumë se 50 artistë pjesë e ekspozitës “Pranvera” në Korçë

    March 12, 2026

    Presioni i turmës që na formon

    February 6, 2026

    Mes bisturisë dhe dramës: historia e pogradecarit Misto Marko

    January 5, 2026

    Nazif Tale – jeta dhe kontributi në teatrin shqiptar

    January 4, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Tentoi të kalonte një shtetas të huaj ilegalisht nëpërmjet kufirit, procedohet 52-vjeçari nga Korça

    Arrestohet 20 vjeçari algjerian, transportonte emigrantë të paligjshëm në Korçë

    U bllokuan në liqen me kanoe/ Nxirren në breg turistët babë e bijë në Pogradec

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.