Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete buzë lumit që ndan disa prej fshatrave të Devollit.

    May 7, 2026

    Kush është Soljana Çili, korçarja në faqet e “Vogue”, shqiptarja në elitën globale të psikologjisë së modës.

    May 6, 2026

    Pak orë pas largimit nga Pogradeci, Vangjel Zguro nuk humb kohë dhe “transferohet” te kryeqytetasit

    May 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Orkestra Simfonike e Korçës, koncert madhështor si kartolinë fundviti
    Vendi

    Orkestra Simfonike e Korçës, koncert madhështor si kartolinë fundviti

    December 24, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Orkestra Simfonike e Korçës i ka rikthyer qytetit një nga pasuritë e tij më të çmuara kulturore, duke sjellë një koncert madhështor fundviti që u prit me entuziazëm nga publiku. Pas një periudhe mungese, dy vitet e fundit kjo orkestër është e kompletuar dhe tashmë prezantohet denjësisht me performanca që afrohen me nivelet e orkestrave simfonike më të njohura.

    Në një sallë të tejmbushur të Teatrit “Andon Zako Çajupi”, publiku u përfshi nga tingujt festivë të muzikës botërore, nën dirigjimin e Petrika Afezollit, i cili drejtoi mjeshtërisht mbi 40 instrumentistë.

    Your browser does not support the video tag.

    Dirigjenti Petrika Afezolli u shpreh se interesi i publikut është dëshmi e një klime kulturore të konsoliduar në Korçë:

    “Shoh një interes të jashtëzakonshëm dhe kjo duartrokitje është plotësisht e merituar. Ka një bazë të mirë, një klimë shoqërore dhe intelektuale mbështetëse. Që në vitin 1920, Korça ka pasur synim filarmoninë, dhe kjo tregon se qyteti ka një traditë dhe një potencial të jashtëzakonshëm artistik.”

    Nga ana tjetër, Ilir Zguri, instrumentist dhe njëkohësisht drejtor i Shkollës Artistike në Korçë, thekson se orkestra nuk është në fazë ringjalljeje, por në një nivel të konsoliduar artistik:

    “Nuk bëhet fjalë për ringjallje, por për interpretim në nivele të larta. Sektorët janë të plotësuar dhe baza është vetë Orkestra e Korçës. Shumë shpejt do të kemi një brez shumë të mirë artistësh.”

    Gjatë gjithë periudhës së festave të fundvitit, Korça do të vijojë të ofrojë aktivitete të shumta kulturore dhe artistike, si në teatër ashtu edhe në Pazarin e Vjetër dhe zonën pedonale, duke u kthyer në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete buzë lumit që ndan disa prej fshatrave të Devollit.

    May 7, 2026

    Kush është Soljana Çili, korçarja në faqet e “Vogue”, shqiptarja në elitën globale të psikologjisë së modës.

    May 6, 2026

    Salianji telendis Nokën: O Flamur çupëlina të kujtohet kur erdhe me fustan tek burgu i Fierit?!

    May 6, 2026

    DVP Korçë: Dy shoferë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur, procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    May 5, 2026
    TE FUNDIT

    Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete buzë lumit që ndan disa prej fshatrave të Devollit.

    May 7, 2026

    Kush është Soljana Çili, korçarja në faqet e “Vogue”, shqiptarja në elitën globale të psikologjisë së modës.

    May 6, 2026

    Pak orë pas largimit nga Pogradeci, Vangjel Zguro nuk humb kohë dhe “transferohet” te kryeqytetasit

    May 6, 2026

    Salianji telendis Nokën: O Flamur çupëlina të kujtohet kur erdhe me fustan tek burgu i Fierit?!

    May 6, 2026
    EKSKLUZIVE

    Aksion i gjerë pastrimi në Lin të Pogradecit në kuadër të Ditës së Pastrimit

    Bashkia Korçë “hap thesin”, 800 milion lek tendera – ja çfarë bëhet fjalë

    Procedim për dy të mitur në Pogradec, denoncim për largim nga banesa në Korçë dhe vjedhje në Maliq

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.