Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lajmësi nuk preket! Pas sulmeve ndaj mediave qëndrojnë gazetarë që i kanë kushtuar jetën informimit

    October 15, 2026

    Mesazhi i Peleshi: Të ulemi dhe debatojmë, mbi të gjitha interesi kombëtar

    October 15, 2026

    Korçë, përfundon pas 5 orësh protesta me tensione dhe përplasje, mbi 20 të rinj të shoqëruar

    October 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » NGA KORÇA TEK PEPSI/ SHQIPTARJA QË U PËRFSHI NË FUSHATAT E SUPER BOWL ME YJET BOTËRORË…
    Vendi

    NGA KORÇA TEK PEPSI/ SHQIPTARJA QË U PËRFSHI NË FUSHATAT E SUPER BOWL ME YJET BOTËRORË…

    September 16, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ermista Grabocka-Custer lindi dhe kaloi vitet e para të fëmijërisë në Korçë, përpara se të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara, ku u rrit dhe u arsimua. Me kalimin e viteve, ajo ndërtoi një karrierë të suksesshme, që e çoi deri te një prej kompanive më të mëdha në botë, PepsiCo.

    Por rrugëtimi i saj profesional nuk nisi në marketing.

    Your browser does not support the video tag.

    Ermista ishte e shkolluar për Kimi dhe fillimisht punonte si kimiste ushqimore, duke u marrë me zhvillimin e produkteve. Pikërisht kjo eksperiencë bëri që ajo të interesohej gjithnjë e më shumë për mënyrën se si konsumatorët lidhen me produktet dhe markat.

    Kjo e shtyu të ndërmerrte një ndryshim të rëndësishëm në karrierë, duke ndjekur një master në Marketing dhe Strategji.

    Pas këtij transformimi profesional, Ermista u përfshi në projekte të rëndësishme marketingu dhe një prej eksperiencave më të mëdha ishte pjesëmarrja në planifikimin dhe realizimin e fushatave të PepsiCo për Super Bowl, një nga eventet më të mëdha sportive dhe mediatike në Shtetet e Bashkuara.

    Pepsi ka pasur ndër vite një lidhje të fortë me spektaklin e Super Bowl, duke bashkëpunuar me yje të muzikës si Lady Gaga, Beyoncé dhe Jennifer Lopez.

    Por pas reklamave spektakolare që shihen për pak sekonda në ekran, fshihet një punë e jashtëzakonshme organizative.

    Sipas Ermista Grabocka-Custer, një program marketingu i këtij niveli mund të kërkojë 6 deri në 8 muaj përgatitje, si dhe angazhimin e qindra njerëzve.

    Në këtë proces përfshihen ekipe të shumta, nga agjencitë kreative deri te ekipet ligjore, me një koordinim të detajuar përpara se fushata të shfaqet përfundimisht në ekran. Historia e Ermista Grabocka-Custer është një shembull i një karriere që nisi në laborator, kaloi në marketing dhe përfundoi në një prej skenave më të mëdha të industrisë globale të reklamës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Lajmësi nuk preket! Pas sulmeve ndaj mediave qëndrojnë gazetarë që i kanë kushtuar jetën informimit

    October 15, 2026

    Mesazhi i Peleshi: Të ulemi dhe debatojmë, mbi të gjitha interesi kombëtar

    October 15, 2026

    Korçë, përfundon pas 5 orësh protesta me tensione dhe përplasje, mbi 20 të rinj të shoqëruar

    October 15, 2026

    Aksident tragjik në Pogradec, humb jetën 31-vjeçari Valentino Maxhari

    October 15, 2026
    TE FUNDIT

    Lajmësi nuk preket! Pas sulmeve ndaj mediave qëndrojnë gazetarë që i kanë kushtuar jetën informimit

    October 15, 2026

    Mesazhi i Peleshi: Të ulemi dhe debatojmë, mbi të gjitha interesi kombëtar

    October 15, 2026

    Korçë, përfundon pas 5 orësh protesta me tensione dhe përplasje, mbi 20 të rinj të shoqëruar

    October 15, 2026

    Aksident tragjik në Pogradec, humb jetën 31-vjeçari Valentino Maxhari

    October 15, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ministri i jashtëm grek ; “Në Korçë ka minoritet grek”

    Nxënësi i gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, Jorgi Kapedani, shkëlqen në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare të atletikës

    Korça çel zyrtarisht sezonin turistik, prezantohet albumi fotografik “Korça – The Heartland”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.