Familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij e përcollën mes lotësh një nga emrat e spikatur të skenës së Pogradec, i cili u nda nga jeta para kohe, në moshën 68-vjeçare, si pasojë e problemeve me zemrën.
I njohur ndryshe edhe si “Kaposhka”, emër që e mori nga një personazh kukullash, ai do t’u mungojë jo vetëm të afërmve dhe miqve, por mbi të gjitha jetës artistike të qytetit.
I lindur në Pogradec më 30 dhjetor 1957, Ilir Shkurti ishte pjesë e një brezi aktorësh që kontribuan ndjeshëm në humorin dhe teatrin lokal. Ai u bë i dashur për publikun përmes interpretimeve në Estrada e Pogradecit, ku për vite me radhë solli role humoristike dhe karakteriale të mirëpritura nga publiku.
Përveç skenës së estradës, ai u angazhua edhe në kinematografinë shqiptare, duke marrë pjesë në filma si Rrethimi i vogël, Binarët dhe Ngjyrat e moshës, duke u bërë pjesë e brezit të artistëve të Kinostudio Shqipëria e Re.
Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje për jetën artistike dhe kulturore të Pogradecit. Ai do të kujtohet si një artist që i dha humor, energji dhe përkushtim skenës së qytetit të tij.


