Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur disa ndryshime në drejtimin e komisariateve në vend. Luan Sinanaj, i cili mbante detyrën e shefit të komisariatit të Krujës, është emëruar shef i komisariatit të Pogradecit, ndërsa në vend të tij në Krujë është emëruar Santiljano Ndreu, që më herët ka mbajtur postin e shefit të krimeve në komisariatin nr. 5 në Kamzë.
Po ashtu, Gentian Dedej është emëruar shef i komisariatit të Bulqizës. Këto lëvizje vijnë në kuadër të ristrukturimeve të brendshme në Policinë e Shtetit.


